Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nga “nuk mbrojmë askënd” te mbrojtja me çdo kusht e Ballukut, Rama përmbys qëndrimin ndaj drejtësisë

10:46 26/02/2026
Reading Time: 3 min lexim

Deklaratat e forta të kryeministrit Edi Rama ndër vite se mazhoranca “nuk do të bëhet pengesë për hetimin e deputetëve dhe zyrtarëve të lartë”, se “nuk jemi zyrë avokatie e askujt” dhe se “kush ka probleme me drejtësinë të përballet vetë me të”, po rikthehen sot në vëmendje përballë debatit për imunitetin e zv/kryeministres Belinda Balluku.

Instituti i Studimeve Politike ka analizuar qëndrimet publike të kryeministrit ndër vite dhe konstaton një ndryshim të dukshëm në periudhën 2023 dhe 2024, kur Parlamenti u përball me çështjen e papajtueshmërisë së mandatit të ish ministres Olta Xhaçka.

Sipas ISP, “Çështja Xhaçka u arkivua, por më shumë se ajo, parlamenti ka hyrë në një fazë të re, ku nga retorika e mëparshme për respektimin e të drejtës është kaluar tek retorika anti SPAK për refuzimin e hetimeve. Rasti më flagrant është ai i zv/kryeministres Balluku, proces që pas konsumimit të vendimmarrjes parimore në Gjykatën Kushtetuese, vijuan prej muajsh në parlament”.

Instituti thekson se në rastin Balluku, edhe pse ende nuk ka një vendim formal nga mazhoranca, është paralajmëruar në mënyrë indirekte refuzimi i kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit.

Debati për imunitetin nuk është i ri. Në pesë raste, Kuvendi ka votuar për heqjen e imunitetit të ligjvënësve, konkretisht për Tom Doshin, Mark Frrokun, Armando Prengën, Arben Ahmetajn dhe Sali Berishën. Deri më tani, rasti i vetëm kur Kuvendi ka refuzuar kërkesën e prokurorisë mbetet ai i Saimir Tahirit në vitin 2017. Në atë kohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi autorizim për heqjen e imunitetit, por mazhoranca e konsideroi kërkesën të pabazuar në fakte dhe prova. Disa muaj më pas, në maj 2018, Tahiri hoqi dorë nga mandati i deputetit.

Në reagimin e tij, Instituti i Studimeve Politike rikujton deklaratat e kryeministrit:

“Ne nuk do të bëhemi pengesë për hetimin e deputetëve dhe zyrtarëve të lartë të akuzuar nga drejtësia”, “ne nuk jemi zyrë avokatie të askujt”, “kush ka probleme me drejtësinë të përballet vetë me të”, “partia nuk mbron të akuzuarit”.

Sipas ISP, ndryshimi i qëndrimit u shfaq qartë gjatë debatit për mandatin e ish ministres Olta Xhaçka, deputete edhe në legjislaturën aktuale. Kur Gjykata Kushtetuese i kërkoi Kuvendit zbatimin e Kushtetutës, kryeministri deklaroi: “Gjykata Kushtetuese nuk mund të urdhërojë se si votojnë deputetët, është e pamundur. Është teorikisht dhe teknikisht e pamundur. Sepse vota e çdo deputeti është sovrane”. Sipas institutit, ky qëndrim u reflektua në vendimmarrjen e shumicës parlamentare.

Instituti nënvizon se çështja nuk ka të bëjë me fajësinë ose pafajësinë e Ballukut, por me standardin që ndjek parlamenti përballë kërkesave të drejtësisë. Sipas ISP, nëse në një demokraci deputetët refuzojnë të hetohen, sidomos kur refuzimi vjen nga mazhorancat qeverisëse, mesazhi që u dërgohet qytetarëve është se barazia para ligjit nuk zbatohet njësoj për të gjithë.

ISP bën të ditur se po monitoron ecurinë e procesit dhe vendimmarrjet institucionale, në kuadër të angazhimit për dekriminalizimin dhe integritetin në politikë. Nisma mbështetet nga National Endowment for Democracy.

Në rekomandimet e tij, Instituti kërkon që Kuvendi i Shqipërisë të ndjekë standardet e vendeve të Bashkimit Europian dhe të Parlamentit Europian, ku zyrtarët nën akuzë përballen me drejtësinë pa u mbrojtur nga imuniteti politik. Sipas ISP, nëse një zyrtar shpallet i pafajshëm, ai fiton kredibilitet, ndërsa nëse shpallet fajtor, përballet me ligjin. Në të dy rastet, thekson instituti, forcohet besimi te demokracia.

 ISP paralajmëron se refuzimi apriori i hetimit dhe i standardit të llogaridhënies përbën një devijim serioz nga parimet e shtetit të së drejtës dhe cenon besimin e qytetarëve te sistemi demokratik.

Të tjera

Turqit presin skuadrën serbe me flamurin e Kosovës, shpërthejnë tensionet në Euroligë
Kryesore

Turqit presin skuadrën serbe me flamurin e Kosovës, shpërthejnë tensionet në Euroligë

Një moment i fortë simbolik ka shoqëruar ndeshjen e javës së 29 të Euroligës në basketboll, ku Fenerbahçe priti Partizanin...

10:01 26/02/2026
Pas grabitjes spektakolare 88 mln euro, dorëhiqet drejtoresha e Muzeut të Luvrit 
Aktualitet

Pas grabitjes spektakolare 88 mln euro, dorëhiqet drejtoresha e Muzeut të Luvrit 

Presidenti francez Emmanuel Macron ka pranuar dorëheqjen e drejtoreshës së Muzeut të Luvrit, Laurence des Cars, pas një periudhe të...

09:45 26/02/2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Nga “nuk mbrojmë askënd” te mbrojtja me çdo kusht e Ballukut, Rama përmbys qëndrimin ndaj drejtësisë

Nga “nuk mbrojmë askënd” te mbrojtja me çdo kusht e Ballukut, Rama përmbys qëndrimin ndaj drejtësisë

10:46 26/02/2026
Turqit presin skuadrën serbe me flamurin e Kosovës, shpërthejnë tensionet në Euroligë

Turqit presin skuadrën serbe me flamurin e Kosovës, shpërthejnë tensionet në Euroligë

10:01 26/02/2026
Pas grabitjes spektakolare 88 mln euro, dorëhiqet drejtoresha e Muzeut të Luvrit 

Pas grabitjes spektakolare 88 mln euro, dorëhiqet drejtoresha e Muzeut të Luvrit 

09:45 26/02/2026
Ekstradohet nga Dubai Durim Bami, i kërkuar nga GJKKO

Ekstradohet nga Dubai Durim Bami, i kërkuar nga GJKKO

09:30 26/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.