Nga njëra Anë tek tjetra: Takimi i fundit i Fationit dhe Ana 2 më i ngrohtë nga ç’e prisnim!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ana Kauri dhe Fation Kuqari po afrohen goxha dhe nga takimi në takim vihet re kimia mes tyre. Deri tani kanë shijuar çdo takim, por prisni se s’keni parë gjë akoma.

Sot ishte dita takimit të tyre në “Për’Puthen” dhe mesa pamë në ekran ka qenë një takim tejet interesant.

Tërheqja fizike mes tyre nuk mungon dhe jo vetëm kaq, por Fationi tha se Ana po i “hy në zemër”.

Fatjoni: Pse të vajti syri te zemra? Mua mu duk si zemra ime dhe e mendova ta çoj aty që t’i bjeri në sy Anës. Provoje një herë a e ngre dot zemrën time. Provoje ta ngresh. Unë e kam shumë të rëndë zemrën. Pse nuk na lë kohë të dyve, direkt mbas takimit të tretë te i 4.

Ana: Dua të krijoj afrimitet me ty që të shoh nëse shkojmë ose jo.

Fatjoni: Ana po bën shumë stërvitje për të hyrë në atë zemër dhe besoj se po ja arrin.

Ana: Mua mu duk si një zemër demi, nuk e di sa do depërtojë unë te zemra e Fatjonit apo ai te imja.

Ndërkohë, në takim ata kanë surprizuar, kur të ulur në një lokal, Ana i ka bërë masazh Fationit. Ky i fundit hoqi këmishën, ndërsa Ana filloi t’i masazhonte shpatullat, e duket se Fationi e shijoi shumë këtë moment./Gazetareforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento