Nga kush ka frikë? Hoxha i zbulon sekretet Veliajt: Prej dy javësh ruhet nga Garda

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gazetari Artan Hoxha njihet për deklaratat e tij të bujshme, kryesisht në kronikën e zezë.

Duke qenë një gazetar investigativ, informacionet që ai ka për persona dhe çështje të ndryshme janë të shumta.

Mbrëmjen e sotme gazetari ka bërë me dije dy fakte që nuk i dinim për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

I ftuar në “Opinion” ai u shpreh se Veliaj, pas prishjes së Teatrit lëviz me eskortë dhe prej 2-3 javësh Veliaj ruhet nga Garda e Republikës.

“Meqë po thua për punën e sigurisë, një nga administratorët lokalë që dukej më i sigurt, kryebashkiaku i Tiranës ka nja 2-3 javë ruhet nga Garda pas ngjarjes së Teatrit. Ne e shihnim me biçikletë, tani Garda i jep eskortë”, u shpreh Hoxha.

Kujtojmë se Teatri Kombëtar u shemb më 17 maj, pas një aksioni të befasishëm të Policisë në 04:30 të mëngjesit.

Ky veprim nuk u prit mirë nga shumë njerëz, teksa Veliaj u vu në qendër të sulmeve pasi Teatri ishte pronë e Bashkisë dhe vendimin për shembjen e tij e mori ai.

Shpërndaje
Share.

Komento