Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nga furnizimi me energji elektrike te bllokimi i akseve rrugore, Ministria e Mbrojtjes raporton situatën si pasojë e reshjeve

11:28 12/12/2022
Reading Time: 2 min lexim

Pas reshjeve të shumta dhe problematikave nga fryrja e lumenjve dhe përrenjve , Ministria e Mbrojtjes ka dalë në një deklaratë zyrtare ku shpjegon situatën në vend.

Mësohet se lumenjtë janë në kuotat e tyre normale, akset rrugore janë të qarkullueshme, ndërsa grupet e punës vazhdojnë në teren për riparimin e dëmeve të shkaktuara.

Ndërhyrja e menjëhershme nga strukturat përgjegjëse, si ato bashkiake, kontraktorët e mirëmbajtjes së rrugëve apo OSHEE ka bërë që situata të normalizohej shpejt. Kujtojmë se disa zona kishin problematika në lidhje me furnizimin me energji elektrike.

Ka tërheqje të ujit në disa sipërfaqe në bashkinë Lezhë, Shkodër, Shijak, Krujë.

Në bashkinë Mirditë, në afërsi të qytetit Rrëshen forcat po punojnë për riparimin e një segmenti rruge, të dëmtuar nga prurjet e shumta të përroit të Zmejës. Në fshatin Lgjin, njësia administrative Orosh, fadromat e bashkisë janë duke punuar për pastrimin e rrugës.

Është mundësuar qarkullimi normal në fshatin Bogë, në njësinë administrative Shkrel, ku pati vërshim të përroit të Bogës.

Po ashtu ndërhyrja në kohë normalizoi situatën që u krijua për shkak të prurjeve të përroit të Çullos në Gjirokastër si dhe në lagjen “Lenxat”, në Lazarat si pasojë e prurjeve të përroit të Sopotit.

Kontraktorët kanë punuar dhe normalizuar situatën edhe në rrugën mes fshatrave Bënçë dhe Lekdush në Tepelenë.

Normale paraqitet sot situata edhe në Durrës, Krujë, Vlorë, Fier, ndërsa nuk janë raportuar probleme nga qarqet e tjera të vendit, si pasojë e kushteve të motit.

Sipas të dhënave të Intitutit të Gjeoshkencës si dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i vranët me intervale të pakta e kthjellime, reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e veriut dhe pjesërisht në zonën e qendrës reshjet hera – herës do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në lartësitë mbi 800-900 në verilindje  dhe juglindje reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar.

Agjencia e Mbrojtjes Civile, në Ministrinë e Mbrojtjes është duke ndjekur me prioritet situatën, në bashkëpunim me autoritetet vendore, në mënyrë që të koordinohet puna për një ndërhyrje të menjëhershme në rast problematikash që mund të krijohen nga reshjet.

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para
Investigimi i DW: Si keqtrajtohen refugjatët në Bullgari, Kroaci dhe Rumani

Investigimi i DW: Si keqtrajtohen refugjatët në Bullgari, Kroaci dhe Rumani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.