Skip to content
Të Gjitha

Nga frika hodhi rrugës dy çanta me kanabis! Shqiptari arrestohet në Janinë, nuk i bindet policisë

· 1 min lexim

Një shqiptar është arrestuar nga Policia e Janinës, pasi u kap duke transportuar drogë me makinën e tij.

Policia e pikasi që në pikën kufitare, por ai mund të arratisej, duke hedhur nga makina dy çanta, brenda të cilave policia gjeti 4 pako me 36 kg 350 gramë marijuanë.

Kapja e tij u bë në Zitsa, të Janinës dhe drejtuesi i makinës ka kundërshtuar me dhunë forcat e policisë, por në fund u vu në pranga ndërsa pasagjeri ka mundur të largohet me vrap.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 1 celular e 240 euro, kurse mjeti rezultoi i marrë me qera në Greqi.

Deri më tani nuk është bërë me dije identiteti tij, por ai është arrestuar nën akuzën “Transport i lëndëve narkotike”.