Skip to content
Të Gjitha

Nga dosja e imamëve te operacioni për shpëtimin e Alvin Berishës, drejtori i Antiterrorit konfirmohet në detyrë

· 2 min lexim

Drejtori i Antiterrorit në Policinë e Shtetit, Gledis Nano, është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.

Trupa përbëhej nga kryetarja Nertila Sadedini, relatore Adriana Meko dhe anëtare Arta Lleshi.

Nano rezultoi pa probleme, pasi trupa e vettingut nuk gjeti asnjë problem në pasurinë, aftësinë profesionale dhe pastërtinë e figurës.

Gledis Nano ka një eksperiencë 17-vjeçare në policinë e shtetit.

Që prej 17 shkurtit të 2016-ës, ai mban postin e drejtorit të Antiterrorit në Policinë e Shteti.

Në vitin 2013, Nano ka kryer hetimet për dosjen e imamëve të arrestuar për terrorizëm.

Gjithashtu ai drejtoi operacionin për dëbimin e diplomatëve iranianë nga Shqipëria një muaj më parë.

Nano së bashku me një koleg tjetër, ishin pjesë e operacioni për nxjerrjen nga kampi sirian, të Alvin Berishës.

Drejtori i Antiterrorit është trajnuar në perëndim, ndërsa në 2017-ës u diplomua në Akademinë Kombëtare të FBI në Quantico Virginia.

Përsa i përket çështjes së kthimit të grave dhe fëmijëve të tjerë nga Siria ai është shprehur: “Nuk them dot një datë të saktë por po punojmë seriozisht dhe jam gati te shkoj përsëri personalisht  për ti sjellë fëmijët dhe gratë  në atdhe”.