Skip to content
Aktualitet

Nga avionët privat te bandat kriminale, Paloka akuza të forta Ramës: Truprojat e mbrojnë me valixhet antiplumb

· 2 min lexim

Numri dy i Partisë Demokratike, Edi Paloka është drejtuar me tone të ashpra kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, në TV Klan, Paloka tha se Rama është i rrezikuar dhe lëviz me truproja të aramtosur me antiplumba.

“Në momentin që Rama mund të sulmohet, truprojat do të aktivizojnë direkt valixhet që happen dhe e mbrojnë anash.”, u shpreh ai.

Më tej, ish-deputeti tha se Rama ka një aeroport privat dhe charter, duke përmendur këtu aeroportin e Rinasit.

“Rama ka një aeroport privat, aeroportin e Rinasit, ka një charter privat në aeroportin e Rinasit, Air Albania, që vetëm emrin ka Air Albania se dihet që është ‘turkish airlines’. “, vijoi më tej ai.

Paloka u ndal dhe tek sulmet e fundit të kryeministrit ndaj perëndimit dhe shteteve të Europës, kujtojmë këtu ambasadoren amerikanë në vendin tonë, Yuri Kim.  Sipas tij e vetmja forcë financuese për fushtën e Partisë Socialiste janë lekët e krimit dhe organizatave terroriste.

“Për mua ka disa interesa, duke bashkuar edhe sulmin ndaj Evropës, ndaj Francës në veçanti. Është një përpjekje e dëshpëruar e Ramës në fund të një mandati që nuk e mbron dot më. Kriminelët janë e vetmja fuqi në fushatën e tij dhe paratë e pista.”, tha Paloka.