Nga arratia, Arben Ahmetaj bën lëvizjen e radhës

0
50

Teksa ndodhet prej muajsh në arrati, ish-numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj ka ankimuar në 
Gjykatën Kushtetuese kontrollin e banesës së bashkëjetueses.

Përmes avokatëve të tij, ai kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme, të lëna në fuqi nga Apeli dhe Gjykata e Lartë. Sipas ankimit, kontrollet janë në papajtueshmëri me ligjin dhe antikushtetuese, pasi nuk ka patur autorizim nga Kuvendi, sepse në njërën nga banesat jetonte edhe vetë Ahmetaj që gëzonte mandatin e deputetit.

Nga Kushtetuesja Ahmetaj kërkon shfuqizimin e e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Apel.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj