Nga Adrian Xhillari te djali i bosit të “Vefa-s” dhe trafikantë, kush janë 570 të dënuarit që përfitojnë nga akti normativ
Pas aktit normativ të qeverisë për shkak të pasojave të krijuara nga koronavirusi, 570 të dënuar do të marrin leje për tre muaj.
Avokatët e shumë prej të burgosurve, kanë nisur takimet me punonjës të burgjeve, për t’u siguruar klientëve lejen 3 mujore.
Nga totali, vetëm 5 gra kanë arritur të përfitojnë leje, duke shkelur kështu parimet e barazisë.
Në mesin e përfituesve është Olesia Duka, dentistja nga Durrësi e cila u dënua për mashtrim me shuma të mëdha.
Një tjetër përfitues është Adrian Xhillari, i dënuar për mashtrim të rëndë me naftën Virgin.
Ai hodhi në treg 4.4 mln litra naftë të papërpunuar, duke i shkaktuar miliona euro dëm shtetit shqiptar.
Në listë është edhe Artan Alimuça, djali i Vehbi Alimuçës, djalit të “Vefa Holding”, i cili mashtroi 57.923 persona, në kohën e firmave piramidale.
Përfitues nga lista është edhe Gamzend Merkaj, personi i cili rrëfeu para policisë rrëmbimet e kryera nga grupi i Edison Harizajt në Vlorë.
Lista me përfituesit është hartuar më 24 mars 2020 nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Çela
Ajo që vihet re është fakti se pjesë e listës janë të dënuar për prostitucion, vrasje, ndërsa jashtë kanë mbetur persona të dënuar për vepra më të lehta penale.
Ministria e Drejtësisë ndërkohë duhet të japë shpjegime se cilët janë kriteret e hartimit të kësaj liste.
Lista e plotë ndërkohë është siguruar nga “Shqiptarja.com”.