Nexhmije Hoxha ndërron jetë në moshën 99-vjeçare

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkëshortja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmija Hoxha është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 99-vjeçare.

Ajo lindi më 8 shkurt të vitit 1921 në Manastir, ndërsa prindërit e saj ishin nga Dibra.

Më 1928, familja e saj u shpërngul nga Dibra në Tiranë.

Shkollën e mesme e kreu në Institutin Femëror Pedagogjik, ndërsa të lartën për Gjuhë-Letërsi në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.

Nexhmije Hoxha ka marrë pjesë në mbledhjen e themelimit të Partisë Komuniste  të Shqipërisë, ndërsa gjatë luftës ka shërbyer si delegate në koferencat kombëtare të Pezës, Labinotit dhe Përmetit.

Në Kongresin e Parë të Partisë Komuniste, ajo u zgjodh anëtare e Komitetit Qëndror.

Me Enver Hoxhën ajo u martua në 1 janar të vitit 1945 dhe së bashku kanë 2 djem dhe një vajzë.

Bashkëshortja e diktatorit ka qenë përfaqësuese e popullit në Kuvendin Popullor, në të gjitha legjislaturat.

Ajo ka drejtuar Drejtorinë e Propagandës, Arsim-Kulturës në Komitetin Qëndror të PPSH-së.

Nga 1966 e më tej, Nexhmija drejtoi Institutin e Studimeve Marksiste Leniniste pranë KQ të PPSH-së.

Në vitin 1999 Nexhmije Hoxha zgjidhet kryetare e Frontit Demokratik të Shqipërisë.

Gjatë jetës së saj ajo është vlerësuar me 13 dekorata, dhe me urdhërin “Hero i Punës Socialiste”.

Në janar të vitit 1992 Nexhmija u arrestua për abuzim me fondet.

Shpërndaje
Share.

Komento