Skip to content
Kryesore

Nesër ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas

· 1 min lexim

Duke nisur nga e diela do të flemë një orë më shumë.

Në orën tre pas mesnate fillon llogaritja dimërore e kohës me akrepat që do të kthehen një orë prapa nga ora 03:00 në orën 02:00.

Të gjitha pajisjet dixhitale si celularë e kompjutera përditësoshen në mënyrë automatike, ndërsa manualisht duhet të ndryshojmë vetëm orët analoge. Prej disa vitesh, për shkak edhe të efekteve që ka në konsumin e energjisë, kanë nisur diskutimet për adoptimin përfundimtar të orës ligjore.

Si pas atyre që mbrojnë idenë e vendosjes përgjithmonë të orës ligjore, kjo do të sjellë kursim të energjisë elektrike, por edhe do të reduktojë çlirimin e ndotjes nga dioksidi i karbonit në atmosferë.