Skip to content
Të Gjitha

Nesër fiket sinjali analog për Tiranën dhe Durrësin, shtyhet sërish afati për Vlorën

· 1 min lexim

Që nga dita e nesërme, sinjali analog për Tiranën dhe Durrësin do të ndërpritet.

Sot është afati i fundit për qytetarët, që të sigurojnë dekoderat DVB-T2.

Ndërkohë për Vlorën, afati do të shtyhet sërish, shkruan “Newsbomb”.

Procesi ndërkohë ka mbaruar për rrethet e Beratit, Fierit, Korçës, ndërsa do të vijojë edhe në zonat e tjera të Shqipërisë.

Të gjithë qytetarët që duan të ndjekin transmetimet televizive, duhet të blejnë dekoderin DVB-T2, ose një televizor, i cili ka të integruar këtë teknologji.

Marrëveshja e digjitalizimit, është pjesë e kërkesave të Bashkimit Europian.