Skip to content
Bota

Nesër 2 muaj nga fillimi i luftës në Ukrainë, Zelenskyy ka diçka për të thënë

· 2 min lexim

Ditën e nesërme bëhen dy muaj që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Dy muaj tmerr, bombardime dhe masakra që kanë rrënqethur të gjithë botën.

Volodymyr Zelenskiy mori një moment për të thënë se ishte krenar që ishte udhëheqësi i Ukrainës dhe se gjëja më e rëndësishme ishte që vendi të vazhdojë te jete e bashkuar.

“Ukraina ka bërë gjithçka, gjithçka, vërtet e besoj këtë. Jemi kaq të bashkuar. Gjëja më e rëndësishme është që kjo ndjenjë uniteti të mbetet deri në fund të luftës”.

Ndërkohë që Rusia ka treguar gatishmëri të qartë për përshkallëzimin e mëtejshëm të luftës në Ukrainë dhe do të intensifikojë armiqësitë në javët e ardhshme.

Duke folur për të përditshmen italiane “Corriere della Sera”, presidenti francez Emmanuel Macrontha se pret që lufta të përkeqësohet përpara 9 majit, një datë simbolike e njohur si Dita e Fitores së Rusisë.

“Rusia do të intensifikojë sulmet e saj në Ukrainën lindore dhe ne do të duhet të marrim vendime”, tha Macron, duke iu referuar mundësisë së sanksioneve të mëtejshme të BE-së kundër Rusisë, por shtoi se “nuk është ende” koha për embargo ndaj naftës dhe gazit rus.

“Duke pasur parasysh krimet e luftës që tani janë konfirmuar, zgjedhjet e bëra nga Rusia, mënyra se si e bëri luftën në Donbas dhe Mariupol, provokimet për (armët) bërthamore dhe testet e kryera të mërkurën, ka padyshim dëshira për përshkallëzim”, tha presidenti francez.

Macron, një centrist pro-evropian, aktualisht po kryeson sondazhet e opinionit francez përpara kundërshtares së tij të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.