“Nëse s’e doni ju, na e jepni neve”, Sondazhi: Italianët vendosin Ramën në krye të liderëve botërorë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Koronavirusi duket se e ka forcuar edhe më shumë marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Italisë.

Mbërritja e 20 infermierëve dhe 10 mjekëve shqiptarë në ndihmë të kolegëve italianë duket se ka krijuar një impakt shumë të mirë në radhët e shoqërisë italiane, ose të paktën kështu tregojnë sondazhet e fundit.

Report Tv dhe shoqëria italiane “MG Research” kanë realizuar një sondazh kombëtar si në Itali dhe në Shqipëri për të testuar opinionin publik mbi këtë emergjencë që ka bashkuar dy vendet nga pikëpamja humanitare.

‘Ky është një sondazh i dyfishtë, të intervistuarit janë italianë dhe shqiptarë. Për shqiptarët janë bërë intervista telefonike, ndërsa përsa i përket Italisë është bërë një kampion në normë të popullsisë. Në Shqipëri janë bërë intervista nga i gjithë territori në qarqe dhe zona. Intervistat janë bërë mes fundit të marsit dhe fillimit të prillit.’ tha Roberto Baldasari, autor i sondazhit.

Ajo që vihet re në këtë sondazh është fakti se qytetarët italianë janë shprehur se kanë ndryshuar mendimin e tyre për shqiptarët pas dërgimit të 30 mjekëve dhe infermierëve në luftën kundër koronavirusit.

95.6% e qytetarëve italianë janë shprehur se mendimi për shqiptarët pas këtij gjesti është përmirësuar dhe 3.3% theksuan se vijon që të jetë njëlloj.

Sakaq, vlerësimin maksimal në këtë situatë e ka marrë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili renditet nga populli italian në vendin e parë si lideri i preferuar botëror.

Në sondazhin e bërë në Itali, ndër liderët botërorë, 62.8% e italianëve vlerësojnë kryeministrin shqiptar Edi Rama, i dyti është Vladimir Putin me 52.8%, i treti Presidenti francez Macron me 41.6, Donald Trump renditet i nënti, Merkel e 12-ta, ndërsa Presidentja e KE-së e 13-ta.

Madje, Baldassari referuar vlerësimit të italianëve për kryeministrin Rama gjatë prezantimit të sondazhit bëri edhe një batutë:

Nëse nuk e doni ju na e jepni ne kryeministrin Edi Rama. Rama bashkon dy shpirtra, të lartë kulturor dhe praktik. Në Itali kemi të vështirë t’i gjejmë këto te një lider në Itali. Kultura dhe komunikimi i butë, që kishte Prodi dhe italianët e vlerësonin, por janë të tërhequr nga liderët e fortë si Salvini.” tha ai.

Italia vijon të mbetet vendi me numrin më të lartë të viktimave në rang botëror, me 17,127 viktima dhe 135, 586 të infektuar.

Shpërndaje
Share.

Komento