Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Nëse Kosova nuk heq taksën ndaj Serbisë deri në fundjavë, gjërat do përshkallëzohen”

16:30 26/02/2020
Reading Time: 3 min lexim

Misionit të Richard Grenell në Ballkan po i vjen fundi, pasi edhe pak e ndan nga përmbushja e qëllimit të tij.

Fillimisht, SHBA donte të arrinte një dakordim mes Kosovës dhe Serbisë, ku kjo e fundit do njihte Pavarësinë e Kosovës, ndërsa në shkëmbim do i hiqej taksa 100%.

Mirëpo, gjërat ndryshuan rrugës.

Fillimish, Grenell takoi krerët e dy vendeve: Thaçi dhe Vuçiç, të cilëve marrëveshjen e sipërme, gjë e cila u mirëprit nga Thaçi, por presidenti serb pati një reagim krejt të kundërt.

Marrëveshja Kosovë-Serbi! Përplasje mes të dërguarit të Trump dhe Vuçiç, Serbia “nuk i bindet” SHBA-së

Mirëpo, SHBA ndryshoi papritur mendim dhe disa ditë më parë kërkoi që Kosova të heqë taksën madje kërcënoi se do anulonte të gjitha projektet investimeve në Kosovë, derisa qeveria të anulojë taksën kundër mallrave të Serbisë.

Çfarë po përpiqet të bëjë SHBA? Anulon investimet në Kosovë derisa të hiqet taksa ndaj Serbisë

 

I gjetur nën presion, Kurti u shpreh i gatshëm për ta hequr taksën pavarësisht nëse Beogradi zyrtar kërkon apo jo falje për genocidin në Kosovë, megjithatë deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Presioni i SHBA-së, Kurti ndryshon qëndrim brenda 24 orësh: “Ulemi në tavolinë me serbët edhe nëse nuk kërkojnë falje”

Shumë e vendosura në qëllimin e saj , SHBA e rriti presionin ndaj qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett, disa ditë më parë i tha kryeministrit Kurti se SHBA po shqyrton edhe mundësinë e heqjes së trupave të saj nga Kosova, nëse nuk hiqet taksa ndaj Serbisë.

Heqja e taksës për Serbinë. Presioni i SHBA ndaj Kosovës arrin kulmin, ja me çfarë e ‘kërcënon’

 

Prej disa muajsh është spekuluar se amerikanët po shqyrtojnë heqjen e kampit ‘Bondsteel’ nga Kosova – nëse lidershipi politik i saj vazhdon të mos-bindet ndaj sugjerimeve ndërkombëtare për heqjen e taksës.

Së fundmi, mediat në Kosovë shkruajnë se Richard Grenell ka thënë se “nuk do presë pafundësisht qeverinë e Kosovës dhe Albin Kurtin për të hequr tarifën 100% ndaj mallrave serbe” dhe “nëse tarifa nuk hiqet deri në fund të kësaj jave, atëherë gjërat mund të përshkallëzohen”.

Pritet që në fundjavë, i dërguari i Trump të shqyrtojë çështjen e tarifave dhe nëse nuk arrin dot një marrëveshje me Kurtin, ai pritet që të ndërmarrë hapa që do të largonin SHBA nga kjo çështje, duke e konsideruar Albin Kurtin si “joserioz për partner të Washingtonit”, çka do bëj që administrate amerikane të ndërmarrë politika të reja përballë Kosovës në të gjitha fushat ku ka patur bashkëpunim deri tani.

Tarifa ndaj mallrave serbe u vendos nga qeveria e Ramush Haradinajt, i cili pas zgjedhjes së Kurtit si kryeministër i ri i Kosovës i shkroi atij një letër ku i lutej të mos e hiqte taksën.

Nga ana tjetër, ditën e sotme, kreu i qeverisë në Kosovë ka kërkuar nga kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi të kryej hetime për presidentin Hashim Thaçin, lidhur me një marrëveshje që ai si kryeministër e kishte nënshkruar me sekretarin e përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Kosova dhe Serbia nënshkruan 2 marrëveshje pa autorizimin e Albin Kurtit, ja çfarë ndodhi në Gjermani

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: albin kurtikosove-serbirichard grenell

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para

U dënua me 11 vite burg për abuzim me fondet, pamjet e rralla të lirimit nga burgu të Nexhmije Hoxhës

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English