Çfarë po përpiqet të bëjë SHBA? Anulon investimet në Kosovë derisa të hiqet taksa ndaj Serbisë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prej kohësh, SHBA dhe Donald Trump po angazhohen gjerësisht në çështjen Kosovë-Serbi, në mënyrë që të arrihet në një marrëveshje mes dy shteteve.

Prej disa javësh Richard Grenell, ambasadori amerikan në Gjermani dhe i dërguari i posaçëm i Trump, gjendet në Ballkan ku po zhvillon takime me përfaqësues të dy shteteve.

Disa javë më parë ai takoi krerët e dy vendeve: Thaçi dhe Vuçiç, të cilëve u propozoi që Serbia të njihte pavarësinë e Kosovës dhe kjo e fundit të hiqte taksën e plotë ndaj mallrave serbe.

Por, nëse kjo u mirëprit nga Thaçi, presidenti serb pati një reagim krejt të kundërt.

Ditët e fundit, SHBA po këmbëngul që Kosova të heqë taksën dhe kjo këmbëngulje ka arritur kulmin sot, pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të anulojnë të gjitha projektet investimeve në Kosovë, derisa qeveria e Kosovës të anulojë taksën kundër mallrave të Serbisë.

Grenell i ka komunikuar në mënyrë të ashpër dhe të qartë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeparlamentare Vjollca Osmani se SHBA-ja do bëjë investime milionëshe në Kosovë vetëm nëse hiqet taksa.

Këtë qëndrim i dërguari i Trump e ka shprehur edhe në Twitter ku shkruan:

Taksa duhet të hiqet në mënyrë që të funksionojnë investimet. Është thelbësore”.

Nuk dihet se çfarë vendimi do marrë qeveria e Kosovës, por disa ditë më parë Kurti shfaqi gatishmërinë për të hequr tarifën ndaj mallrave të Serbisë, por me kushtin që atë do ta zëvendësojë me reciprocitet të plotë, politik tregtar dhe ekonomik.

Ajo që fillimisht u dukë një nismë pozitive e SHBA për vendosjen e stabilitetit në Ballkan, duket se po merr trajta të tjera dita-ditës.

Analistët amerikanë i kanë komentuar këto ndërhyrje të SHBA-së si lëvizje që nëse finalizohen mund të konsiderohen një fitore e lehtë e politikës së jashtme amerikane, krahasuar me sfidat e tjera ndërkombëtare.

Për më shumë lexoni artikullin e mëposhtëm:

Nga njëra anë Irani, nga ana tjetër gjyqi! Pse Trump po angazhohet kaq shumë në çështjen Kosovë-Serbi

Shpërndaje
Share.

Komento