“Nëse doni paqe duhet të bëheni gati për luftë”, Erdogan ashpërson tonet për mbrojtjen e detit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se pala turke do të vijojë të mbështesë të drejtat dhe interesat në Mesdheun Lindor.

“Ne vazhdojmë të mbrojmë me një vullnet të fortë dhe me një besim të palëkundur të drejtat dhe interesat tona në detërat tanë.”-ka thënë Erdogan, raportojnë mediat e huaja.

Erdogan ka publikuar një mesazh me rastin e fitores së Betejës së Prevezës dhe Ditën e Forcave Detare përmes një deklarate nga Zyra për komunikim e Presidencës turke. Erodogan u shpreh se fitorja e flotës Osmane nën komandën e Barbaros Hayrettin Paşa kundër flotës së kryqëzatës gjatë Betejës Detare të Prevezës në vitin 1538 ishte një nga pikat më të rëndësishme kthyese në historinë e detarisë turke.

Më tej ai shtoi se me fitoren e detare të Prevezës, Shteti Osman forcoi domininin e tij në Mesdhe dhe se marina turke i tregoi fuqinë e saj gjithë botës.

“Historia ka regjistruar se në të gjitha detet ku dominojnë forcat tona detare mbizotëron paqja, qetësia dhe drejtësia. Ne jemi krenarë që e përcjellim në të ardhmen duke e forcuar këtë trashëgimi të madhe që kanë marrë në dorëzim forcat tona detare të cilat kanë një të shkuar të mbushur me fitore të lavdishme si fitorja e Betejës së Prevezës. Forcat tona detare, të cilat ofrojnë sigurinë e deteve tona në vendin tonë të rrethuar nga tre anët me detëra, bashkë me forcën që rrjedh nga historia e saj e rrënjosur dhe e respektuar e bëjnë krenar kombin tonë me mundësitë dhe aftësitë e përparuara, personelin e kualifikuar dhe suskeset që ka arritur në të gjitha detyrat që ka ndërmarrë. Ngjarjet e përjetuara në botë dhe kryesisht në Mesdhe kohët e fundit, na tregojnë se duhet të jemi më të fuqishëm edhe në detëra ashtu si në çdo fushë. Me vetëdijen se sa e rëndësishme është mbrojtja e ‘Atdheut të Kaltër” (detërat e Turqisë) ne vazhdojmë të mbrojmë me një vullnet të fortë dhe një besim të palëkundur të drejtat dhe interesat tona në detërat tanë. Duke u kushtuar vëmendje paraardhësve tanë që thonë ‘Bëhuni gati për luftë, nëse doni paqen’ ne ashtu si çdo element tjetër të ushtrisë i pajisim forcat tona detare me mundësi dhe aftësi vendase dhe kombëtare për ta bërë të përhershme paqen, qetësinë dhe sigurinë në vendin, rajonin tonë dhe në të gjithë botën.”- është shprehur lideri turk.

Ndërkohë Erdogan ka përcjellë edhe mesazhin e tij për vendet e tjera ku thotë se Turqia është një nga 10 vendet në glob që mund të projektojë, ndërtojë dhe mirëmbajë me mundësi kombëtare anijet luftarake për të mbrojtur “Atdheun e Kaltër”.

“Sot si një nga 10 vendet në botë e cila mund të projektojë, ndërtojë dhe mirëmbajë me mundësi kombëtare anijet luftarake ne vazhdojmë të forcojmë forcat tona detare për të mbrojtur ‘Atdheun e Kaltër‘ për të siguruar që miqtë tanë të jenë të sigurtë dhe për të parandaluar ata që synojnë (lakmojnë) të drejtat tona”.- ka thënë Erdogan.

Ndërkohë kujtojmë se tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë ndezur që në fillim të muajit gusht, kur anija turke nisi lundrimin në Egje, për të kryer kërkime. Pala greke kërkoi që Turqia të mos kërcënonte, dhe në krah i doli BE dhe Franca. Tensionet e kanë kthyer Egjeun Lindor një zonë të minuar e cila rrezikon që të kthehet në një arenë lufte në Evropë. Në konflikt kanë hyrë edhe dy superfuqi, si Franca dhe Rusia. Franca është rreshtuar në krah të Greqisë.

Shpërndaje
Share.

Komento