Nënkryetarja e Bashkisë Shkodër pozitive me Covid-19, ja ku dyshohet se është infektuar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nënkryetarja e Bashkisë Shkodër Emilia Koliqi ka rezultuar pozitive me Covid-19. Koliqi ja bërë testin një ditë më parë dhe sot i kanë konfirmuar se është infektuar me koronavirus. Sipas “Balkanweb”, Koliqi është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhet në karantinë në banesën e saj.

Pas konfirmimit të saj me Covid-19 një sërë punonjësish të Bashkisë Shkodër po bëjnë tamponet aidomos ata persona që kanë patur kontakte me nënkryetaren Koliqi. Ende nuk dihet se ku është infektuar nënkryerja me virusin vdekjeprurës, por dyshohet se mund të jetë infektuar në ndonjë dyqan. Tashmë po merren masa për testet ndaj punonjësve të tjerë por edhe dezinfektimin e zyrës së nënkryetares dhe mjediseve të tjëra të Bashkisë Shkodër. Siç e kemi edhe më herët në “gazetareforma.com”, koronavirusi ka prekur edhe institucionet më të larta në vend, më saktë Kryeministrinë, Ministrinë e Financave dhe disa institucione të tjera qendrore.

Disa ditë më parë, “gazetareforma.com” njoftoi se edhe një këshilltare e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë u karantinua për shkak se një anëtar i familjes së saj rezultoi pozitiv me koronavirus. Nga paniku i krijuar në këtë institucion, mësohet se janë kryer testimet për Covid-19 të të gjithë kabinetit, por ende nuk ka një dalje zyrtare në media të këtij institucioni lidhur me situatën. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen por mesa duket janë “molepsur” të tjera institucione të rëndësishme në vendin tonë.

Shpërndaje
Share.

Komento