Covid-19 prek institucionet më të larta të shtetit, ja cilat janë administratat me disa raste pozitive

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dita e sotme ishte një rekord përsa i përket rasteve me koronavirus në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë.

82 të infektuar u shënuan vetëm në 24 orët e fundit.

Koronavirusi ka prekur edhe institucionet më të larta në vend, më saktë Kryeministrinë, Ministrinë e Financave dhe disa institucione të tjera qendrore.

Sipas “Balkanweb” janë identifikuar disa raste të prekur me koronavirus në Kryeministri.

Pozitivë me Covid-19 kanë rezultuar edhe dy gardistë, njëri prej të cilëve është në hyrje të Kryeministrisë.

Të prekur me Covid-19 ka edhe në Ministrinë e Financave.

Pandemia po prek institucionet më të larta të shtetit, ndërkohë që nga shtimi i rasteve nga dita në ditë, rrezikojmë edhe rikthimin në karantinë.

Dy ditë më parë, “gazetareforma.com” njoftoi se edhe një këshilltare e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë u karantinua për shkak se një anëtar i familjes së saj rezultoi pozitiv me koronavirus.

Nga paniku i krijuar në këtë institucion, mësohet se janë kryer testimet për Covid-19 të të gjithë kabinetit, por ende nuk ka një dalje zyrtare në media të këtij institucioni lidhur me situatën.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen por mesa duket janë “molepsur” të tjera institucione të rëndësishme në vendin tonë.

Një lajmërim për situatën e rënduar nuk është bërë as për vetë punonjësit e institucionit, për të ruajtur distancimin social dhe për të marrë masa më të rrepta.

Në tentativë për ta mbajtur të fshehtë një gjë të tillë, Ministria e Infrastrukturës nuk ka bërë asnjë lajmërim për stafin jashtë kabinetit në mënyrë që të merreshin masat e duhura të distancimit apo testimit.

Por pavarësisht panikut të përhapur në institucion, mënyra sesi është menaxhuar kjo situatë lë për të dëshiruar.

Gjithashtu, ministrja Belinda Balluku ka zgjedhur të heshtë përpara opinionit publik, në vend që të bëhej transparencë për masat e marra në një kohë kur rreziku është tejet i lartë

Kujtojmë këtu se ditën e djeshme bashkia e Durrësit mbylli dyert për të gjithë qytetarët për shkak të disa punonjësve të infektuar me Covid-19.

Po ashtu ditën e djeshme, “Ora News” tha se edhe një nga shoqëruesit e kreut të Bashkisë të Tiranës, Erion Veliajt, ka dalë pozitiv ndaj testit të koronavirusit.

Raportohet se K. D., është pjesë e Gardës së Republikës dhe prej dy muajsh është shoqërues i Veliajt.

Gardisti mësohet se është vetëkarantinuar në banesë, ndërsa testit pritet t’i nënshtrohen dhe kolegët e tij.

Ende nuk dihet nëse Veliaj do e kryjë testin e koronavirusit.

Shpërndaje
Share.

Komento