Skip to content
Kronikë

Nënë e bir vodhën mbi 400 mijë euro, dollarë dhe aksesorë floriri, ja ku i kishin fshehur

· 2 min lexim

NJë ditë pasi policia arrestoi nënë e bir të akuzuar për vjedhje, është rikthyer sërish në banesën e tyre.

Gjatë kontrolleve në banesën e tyre policia ka gjetur 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri të cilat ishin fshehur në tubin e aspirimit.

Rikujtojmë se Havier dhe Rozeta Dobi akuzohen se kanë vjedhur banesën ku kjo e fundit punonte dhe kanë marrë shuma të konsiderueshme parash dhe aksesore floriri.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Tiranë/ Vijon operacioni policor i koduar “Inside”.

Gjenden dhe sekuestrohen edhe 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, në banesën e dy autorëve të arrestuar gjatë operacionit ditën e djeshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të operacionit policor të koduar “Inside”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit R. D. dhe H. D., nisur nga dyshimet e krijuara, mbi shumën e vjedhur në banesën në Rrugën e Kosovarëve, bazuar në inteligjencën informative dhe veprimet hetimore të thelluara kanë ushtruar rikontroll në banesën e shtetasve R. D. dhe H. D. (nënë e bir).

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në tubin e aspirimit, 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.