Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nëna zv.Drejtore e QSUT, Arbër Teqja vazhdon korrrjen e tenderave në Shëndetësi

18:20 16/07/2024
Reading Time: 3 min lexim

Arbër Teqja i merr tenderët e pastrimit të spitaleve në konflikt interesi, nënës së tij Arjana Strakosha zëvendës drejtore e përgjithshme e QSUT-së

Arbër Teqja ka vazhduar të përfitojë nga tenderët e pastrimit të spitaleve në Shqipëri, pavarësisht konflikteve të dukshme të interesit. Nëna e tij, Arjana Strakosha, është zëvendës drejtoreshë e përgjithshme e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), duke krijuar një situatë ku tenderët favorizojnë kompaninë e të birit, ‘Eco Riciklim sh.p.k’.

Tenderat e Maternitetit “Koço Gliozheni” dhe Spitalit Memorial Fier

Së fundmi, Arbër Teqja ka përfituar 194 milionë lekë për asgjësimin e mbetjeve në Maternitetin e Tiranës “Koço Gliozheni” dhe në Spitalin Memorial Fier.

Tenderi i parë, me objekt “Eliminimi i Mbetjeve të Rrezikshme Spitalore”, kishte një fond prej 20 milionë lekësh. Procedura është zhvilluar dhe firmosur nga drejtori Genci Hyska, me tenderin që u hap dhe u mbyll brenda një dite më 8 korrik 2024. Ofertën e vetme e dorëzoi firma ‘Eco Riciklim sh.p.k’ me vlerë 15 milionë lekë, duke konfirmuar mungesën e konkurrencës dhe duke ngritur dyshime për korrupsion.

Tenderi i dytë, me objekt “Shërbimi i trajtimit dhe asgjësimit të mbetjeve spitalore”, i zhvilluar nga Spitali Memorial Fier, kishte një fond prej 170 milionë lekësh. Teqja e fitoi tenderin pasi Elvis Miri, konkurrenti kryesor, u arrestua për mashtrim me tenderët. Kjo ka ngritur dyshime të forta mbi procedurën dhe legjitimitetin e këtij tenderi.

Historiku i Skandaleve dhe Arrestimet

Arbër Teqja nuk është i panjohur për skandalet. Në vitin 2015, ai u arrestua për pjesëmarrje në një skemë mashtrimi dhe vjedhje të parave publike me receta fiktive në bashkëpunim me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH). Kompania e tij, ‘Eco Riciklim’, është raportuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për mashtrim me asgjësimin e mbetjeve spitalore dhe ka përfituar nga 51 tendera në sektorin e shëndetësisë, 5 prej të cilëve direkt nga QSUT.

Arbër Teqja është një emër që SPAK duhet të ndjekë për të zbuluar rrjetin e korrupsionit që përfshin ministra dhe oligarkë.

Veprimtaria e tij e errët përfshin një sërë veprimesh kriminale: nga vjedhja e parave publike përmes recetave fiktive, te mashtrimi me zbatimin e 38 kontratave për asgjësimin e mbetjeve spitalore, dhe dyshimet për pastrim parash përmes kompanive fantazmë dhe resorteve luksoze.

Tenderët Korruptivë dhe Mashtrimi me Kontratat Publike: Teqja ka arritur të përfitojë miliona lekë përmes tenderëve të dyshimtë dhe kontratave publike të falsifikuara. Këto përfshijnë kontratat për asgjësimin e mbetjeve spitalore, ku ai ka përfituar në mënyrë të paligjshme fonde publike.

Krime Mjedisore dhe Korrupsion i Funksionarëve Publikë: Përmes kompanisë së tij, ‘Eco Riciklim’, Teqja është përfshirë në krime mjedisore dhe ka korruptuar funksionarë publikë për të siguruar kontrata të favorshme.

Skema Mashtrimi me TVSH-në dhe Recetat False: Teqja ka përdorur receta false për të vjedhur para nga shteti, dhe ka krijuar skema komplekse për të mashtruar me TVSH-në.

Pastrim Parash dhe Dyshimet për Kompani Fantazmë: Dyshohet se Teqja ka përdorur kompanitë fantazmë ‘FOREVER CONSTRUCTION’ dhe ‘DIAL-ALB’ për pastrimin e parave. Gjithashtu, resorti luksoz ‘Equos Resort’ është lidhur me aktivitetet e tij të dyshimta për pastrim parash.

Aferat me DIAL-ALB

Në vitin 2014, Arbër Teqja themelon kompaninë DIAL-ALB me objekt import-eksport të produkteve farmaceutike, me kapital 100 mijë lekë. Që pas themelimit, kompania është përfshirë në receta false, abuzim me çmimet dezinfektantëve dhe maskave gjatë pandemisë si dhe me mashtrim me pagat e dy punonjësve të vetëm që ka, duke i deklaruar 3-4 herë më pak se sa paga reale. DIAL-ALB është ndëshkuar nga Autoriteti i Konkurrencës për abuzim me shumëfishimin e çmimeve të dezinfektantëve dhe maskave, duke vjedhur qytetarët.

Pastrim para me FOREVER CONSTRUCTION

Pupaci i pastrimit të parave Arbër Teqja shfaqet edhe pas kompanisë së ndërtimit FOREVER CONSTRUCTION, e cila figuron pa asnjë punëtor dhe pa aktivitet real. Kjo kompani dyshohet se është hapur qëllimisht për pastrim parash, për të cilën do të japim detaje në vijim. Arbër Teqja shfaqet edhe pas resorit luksoz në Mullet të Tiranës si administrator, i cili dyshohet gjithashtu se është produkt pastrimit të parave publike.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Arbër TeqjaTendera ne Shendetesi

Të tjera

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër
Aktualitet

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

Për vite me radhë, dosjet e krimit të organizuar në Shqipëri kanë prodhuar emra trafikantësh, zyrtarësh, ndërmjetësish dhe politikanësh. Por...

13:44 18/06/2026
Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome
Aktualitet

Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

Një vilë luksoze në resortin “White Rocks” në Gjilekë të Dhërmiut, e sekuestruar tashmë nga SPAK, është kthyer në një...

12:37 18/06/2026
Para
Atentati ndaj Donald Trump, çfarë deklaron FBI

Atentati ndaj Trump, pse policia nuk mori nën ruajtje çatinë nga ku qëlloi autori

Lajmet e fundit

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

13:44 18/06/2026
Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

12:37 18/06/2026
Ajri i Tiranës në nivele alarmante të ndotjes/ Gazra toksikë dhe substanca kancerogjene (Zonat)

Ajri i Tiranës në nivele alarmante të ndotjes/ Gazra toksikë dhe substanca kancerogjene (Zonat)

12:17 18/06/2026
EuroNatur ngre alarmin për Zvërnecin: Shqipëria ka shkelur procedurat, BE po ndjek nga afër situatën

EuroNatur ngre alarmin për Zvërnecin: Shqipëria ka shkelur procedurat, BE po ndjek nga afër situatën

12:09 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English