Skip to content
Kronikë

Nëna i qëndron te koka! Si paraqitet gjendja e efektivit 25-vjeçar që u plagos në Himarë (FOTO)

· 1 min lexim

Efektivi i policisë Redian Çaushaj u plagos me thikë në qafë mbrëmjen e  djeshme pasi tentoi të shuante një sherr në Pilur të Himarës.

Çaushaj me detyrë inspektor në Lukovë, ndërhyri për të shuar një konflikt edhe pse ishte jashtë shërbimit por u plagos nga 60-vjeçari Thodhori Mërkuri, i arrestuar vetëm pak orë pas ngjarjes.

Sakaq Faxneës ka siguruar foton e të riut në spital, ku gjendja e tij vijon të jetë e rënduar. Në foto duket se krah tij është e ëma, teksa 25-vjeçari vijon të qëndrojë i shtruar në reaminacion.