Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nën “arrest me burg” nga GJKKO, ekstradohen nga Gjermania dhe Spanja 2 persona

17:56 04/12/2023
Reading Time: 2 min lexim

Dy shtetas janë ekstraduar nga Gjermania dhe Spanja drejt vendimit tonë, pasi ndaj tyre GJKKO ka caktuar masën “arrest me burg” për veprimtari kriminale, të kryera në kuadër të dy grupeve kriminale.

Policia bën me dije se nga Frankfurti u ekstradua një 33-vjeçar i lindur në Palestinë, i akuzuar si organizator i disa rasteve të dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt 4500-5000 eurove/person, për kalim ilegal në shtetet e BE-së, nga deti dhe nga toka.

Nga Barcelona u ekstradua një 31-vjeçar shqiptar, i akuzuar për shitje dhe për trafikim të lëndëve narkotike.

“Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët gjermanë dhe me ata spanjollë, me qëllim lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

-u ekstradua nga Frankfurti, shtetasi i lindur në Palestinë A. S., 33 vjeç. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar 33-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Shtetasi A. S. akuzohet se është organizator i një grupi kriminal, i cili nga viti 2020, ka kryer disa raste të dhënies ndihmë emigrantëve nga Lindja e Mesme, kundrejt 4500-5000 eurove/person, për kalim të kundërligjshëm në shtetet e BE-së, përmes rrugëve detare dhe atyre tokësore;

-u ekstradua nga Barcelona, shtetasi Gj. Z., 31 vjeç, lindur në Sukth. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Shtetasi Gj. Z. akuzohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që mbante, transportonte, shiste dhe trafikonte lëndë narkotike”, thotë policia.

Ndërkohë të ekstraduarit iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime procedurale të mëtejshme.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Moska mbulohet nga bora, ndërsa temperaturat në Siberi bien në minus 56 gradë

Moska mbulohet nga bora, ndërsa temperaturat në Siberi bien në minus 56 gradë

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English