Në vend të gazit i kishte mbushur çakmakët me kokainë, arrestohet shqiptari në Itali (Emri)

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prej ditësh Italia është bllokuar nga Coronavirusi ku janë shënuar 12 viktima dhe janë infektuar mbi 325 të tjerë.

Mirëpo, kjo nuk e ka penguar aktivitetin kriminal dhe në një ndër rastet e fundit të raportuar nga mediat fqinje është i përfshirë një shqiptar.

Erald Zefi, 33 vjeç dhe shoku i tij italian, 43 vjeç, u arrestuan nga karabinierët në Reggio Emilia, pasi u kapën me një sasi kokaine që e kishin fshehur në çakmak, në vend të gazit.

Droga e fshehur u zbulua gjatë kontrollit që autoritetet kryen në banesën e tyre, ku ndër të tjera sekuestruan edhe : një peshore elektronike, dy smartfonë, një shumë parash, si edhe një fletore me disa emra dhe numra telefoni, që besohet të jenë klientët të cilët blinin lëndën narkotike.

Të arrestuarit janë shoqëruar në polici nën akuzën “Trafik i lëndëve narkotike”.

Kujtojmë se në një raport të publikuar në fund të 2019 Ministria e Brendshme italiane informoi se grupet kriminale shqiptare janë ndër më aktivet në vendet e huaja dhe se Shqipëria cilësohet si vend tranzit i heroinës nga Azia Qëndrore dhe Afganistani drejt tregut të Europës Perëndimore.

Më tej, në raport thuhej se përveç trafikut të drogës aktiviteti kriminal shqiptar është përfshirë dhe në aktivitetin e prostitucionit e në krimin ndaj pasurisë si grabitje të dhunshme, kërcënim e zhvatje.

Mafia shqiptare ndër më të rrezikshmet në nivel ndërkombëtar! Shqipëria vend tranzit i heroinës

Shpërndaje
Share.

Komento