Skip to content
Politikë

Në sfond fjalimi i Berishës, protestuesit sulmojnë me molotov Kryeministrinë

· 1 min lexim

Sapo kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka nisur fjalën e tij nga shtëpia, demokratët në shesh kanë nxjerrë molotovët.

Që në momentin që Berisha ka nisur fjalimin, disa persona të paidentifikuar kanë hedhur për disa minuta rresht kokteil molotov para derës së Kryeministrisë duke shkaktuar zjarr.

Megjithatë flakët u shuan menjëherë nga efektivët e Policisë së Shtetit që janë në gatishmëri për të ruajtur rendin.