Skip to content
Aktualitet

Në rezervuarin e Surrelit gjendet një grua pa shenja jete, ja çfarë thotë policia..

· 1 min lexim

Trupi i një gruaje të pajetë është gjendur këtë mëngjes në një rezervuar, në Surrel të Tiranës.

Pasi ka këqyrur trupin policia ka njoftuar se viktima është ende e paidentifikuar, ndërsa ka shtuar si detaj se nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e kufomës.

Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur më datë 17.09.2020, rreth orës 09:00, në Surrel, në një rezervuar, ku është gjetur e mbytur një shtetase e seksit femër, ende e paidentifikuar.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/GazetaReforma.com/