Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Në pushtet për 8 vite/ Rama dhe Veliaj nuk kanë rrëmbyer vetëm shpresën, por edhe idhujt e artit

18:34 02/04/2021
Reading Time: 3 min lexim

Të gjithë mund të kemi njerë ndopak trishtim kur në spotin elektoral të Partisë Socialiste kemi dëgjuar zërin shumë të dashur të aktorit të madh Robert Ndrenika. Kjo për arsyen se zëri i Ndrenikës na kujton vetëm filma të pashlyer nga kujtesa siç janë “Prefekti” ku Ndrenika luan rolin e Qazim Mulletit, “Një shoqe nga fshati” me rolin aq të dashur të Agushit e shumë filma të tjerë.

Por kjo kujtesë e pazëvendësueshme është zbehur me kalimin e kohës e sidomos vitet e fundit. Në mes të një kurthi të pakapërcyeshëm, duket sikur Edi Rama në këto 8 vite qeverisje nuk na ka rrëmbyer vetëm të mirat publike, investimet, shëndetësinë, arsimin e të ardhmen. Mes gjërave të shtrenjta që Partia Socialiste e Rama na kanë rrëmbyer është edhe e shkuara.

Ndoshta plaga që dhemb më shumë në lidhje me të shkuarën historike dhe artistike është Teatri Kombëtar. Me të nuk u shemb vetëm një godinë, por u shembën dhe idhuj që i kishim dashur për vite.

Në debatin e madh publik për shembjen e Teatrit pamë se kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj arriti të rekurtonte në mbështetje të tij aktorë që i kishin dhënë shumë skenës shqiptare. Robert Ndrenikaj ndryshoi mendim për shembjen e Teatrit, pasi kishte dalë shprehimisht kundër prej fillimit. Po ashtu ndodhi edhe me Viktor Zhustin, i cili ishte në radhën e aktorëve që kërkuan shembjen e Teatrit. Po ashtu ndodhi me Luftar Pajën, Arben Derhemin, Zamira Kitën etj.

Jo pak ditë më parë, pjesë e një spoti të Partisë Socialiste u bë edhe aktorja shumë e dashur Tinka Kurti. Gazeta Reforma publikoi me herët gjatë ditës së sotme edhe arsyen e mundshme të përfshirjes së Tinka Kurtit në fushatën e PS. Dhjetorin e kaluar Erion Veliaj “i rindërtoi ” Tinka Kurtit shtëpinë e shembur nga tërmeti si një detyrim më pas për të shprehur mirënjohje.

Askush nuk është i verbër dhe të gjithë e kemi parë si kolosët e aktrimit dhe skenës shqiptare u lanë në harrim prej vitesh, me pensione qesharake e pa mirënjohje. Kur vjen puna për të marrë sa më shumë vota, Partia Socialiste u kujtua për ekzistencën e tyre duke i marrë mbështetjen ndoshta “me forcë” apo “me të mira”

Por ky degradim i artit dhe i skenës nuk mbetet vetëm në rrafshin infrastrukturor dhe atë të trashëgimisë historike. Është një pjesë e identitetit shpirtëor, kulturor dhe e kujtesës kolektive që tjetërsohet në mënyrë të pakthyeshme.

Gjithsesi sa herë të dëgjoni zërin e Robert Ndrenikës spotet e PS mendoni për zërin e Vangjelit te “Përrallë nga e Kaluara”, për Fotaqin nga “Koncert në vitin ‘36” e për Kostën nga “Mësonjëtorja”. E kur të dëgjoni zërin e Tinka Kurtit mendoni për Tanën, për Dilën nga “Besa e kuqe” etj. Nëse na kanë rrëmbyer pasuritë fizike, nuk mund t’i lëmë të na rrëmbejnë artin, kulturën e identitetin.

 

 

Etiketa: edi ramaerion veliajfushataRobert Ndrenikatinka kurti

Të lidhura

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

Fëmija 2-vjeçar holandez bie nga kati i tretë i hotelit në Rinas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një hotel në periferi të Tiranës, ku një fëmijë dyvjeçar me shtetësi holandeze...

14:00 23/05/2025
Ndërron jetë në moshën 58-vjeçare Artan Lame
Aktualitet

Mjekët ndërpresin aparaturat, pritet të kthehet në atdhe trupi i Artan Lamës

Artan Lame nuk ia doli dot. Pas një beteje të gjatë, mjekët në një spital në Mynih, Gjermani, vendosën të...

13:32 23/05/2025
Para

Shifra rekord infektimesh! Mjekët turq ngjiten maleve për të vaksinuar qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Fëmija 2-vjeçar holandez bie nga kati i tretë i hotelit në Rinas

14:00 23/05/2025
Ndërron jetë në moshën 58-vjeçare Artan Lame

Mjekët ndërpresin aparaturat, pritet të kthehet në atdhe trupi i Artan Lamës

13:32 23/05/2025
Qëlloi me pistoletë lodër ndaj një mjekeje, detaje nga arrestimi i 42-vjeçarit 

Qëlloi me pistoletë lodër ndaj një mjekeje, detaje nga arrestimi i 42-vjeçarit 

13:01 23/05/2025
Vijon ngërçi politik në Kosovë, dështon seanca e 20-të

Vijon ngërçi politik në Kosovë, dështon seanca e 20-të

12:48 23/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.