“Ne nuk të japim Kosovë”, Djokovic provokon shqiptarët me këngë ultranacionaliste

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tenisti serb, Novak Djokovic, ka provokuar shqiptarët me këngë ultranacionaliste.

Pas fitimit të turneut “Australian Open”, serbi në dhomat e zhveshjes, së bashku me ekipin e tij, kanë kënduar një këngë, ku në tekstin e së cilës thuhet se Kosova është pjesë e Serbisë.

“Ne nuk të japim Kosovë, ke qenë e jona që nga fillimi”, thuhet në tekstin e këngës.

Në lidhje me këtë akt të shëmtuar, ka reaguar ambasadori i Kosovës në Bullgari.

Ai u shpreh në rrjetet sociale, se Djokovic mund të jetë fitues i turneut, por mbetet një nacionalist dhe shovinist primitiv i Ballkanit.

Ju mund të jeni një fitues i ATP, por ju mbeteni një nacionalist dhe shovinist primitiv, i prapambetur dhe i zakonshëm i Ballkanit. Nuk është rastësi që Novak Gjokoviç është kampioni më pak i dashur i tenisit në histori,” thuhet në reagimin e ambasadorit.

Kujtojmë këtu se pak ditë më parë, edhe Patriarku Irinej, e quajti Kosovës pjesë të Serbisë.

Shpërndaje
Share.

Komento