Mjeku Dragan Lauseviç, nga Instituti i Shëndetit Publik në Malin e Zi, ngre alarmin se intensiteti i tanishëm i transmetimit të koronavirusit në shtetin fqinj, është më i lartë se në Bergamo në muajt e fillimit të pandemisë.
Teksa fliste për radion e Malit të Zi, ai u shpreh se virusi për fat të keq ka depërtuar edhe në shtëpitë e të moshuarve.
“Deri kohët e fundit, ne mbronim mirë shtëpitë e të moshuarve, por fatkeqësisht virusi ka depërtuar edhe atje. Ne do të shohim vetëm se cilat janë pasojat. Ne po shohim se cilat janë rezultatet nga Gjermania, zakonisht nga 20 deri në 30 për qind e rezultateve pozitive dhe të tilla. Ne jemi përballur, sidomos gjatë javës së fundit, që përqindja e pozitiveve arriti deri në 40 për qind, e cila tregon se intensiteti i transmetimit është jashtëzakonisht i gjatë”, tha ai.
“Nëse shikojmë faktin që në 14 ditët e fundit kemi pasur mesatarisht rreth 200 njerëz të infektuar në ditë, kjo do të nënkuptojë ekuivalentin – nëse do të ishim në situatën e Gjermanisë, do të kishim rreth 350 mijë të infektuar dhe për krahasim, Gjermania ka 285 mijë të infektuar nga fillimi i pandemisë. Ne kemi më shumë në 14 ditë sesa ata në shtatë muaj”, tha Lauseviç.
/GazetaReforma.com/