Në magazinat e tij u gjetën 613 kg kokainë, dënohet me 14 vite burg Arbër Çekaj

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata e Posaçme ka dënuar ditën e sotme me 14 vjet burg Arbër Çekajn për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sot u zhvillua seanca në GKKO, ku Çekaj mohoi edhe njëherë përfshirjen e tij në ngjarjen e 2018, kur brenda një konteineri bananesh u gjetën 613 kg kokainë të ardhura nga Kolumbia, që kaloi nga Italia, në Portin e Durrësit dhe më pas në magazinën e Çekajt.

Më parë Prokuroria kërkoi 21 vite burg, kërkesë të cilën e konfirmoi edhe gjykata, por për shkak të gjykimit të shkurtuar Çekaj përfitoi ulje të dënimit me një të tretën.

Ndërkohë Donald Lushaj, administratori i ‘Arbi Garden’ u dënua me 16 vite, teksa i shkurtohet në 10 vite e 8 muaj. Për shoferin Armando Pezaku, u dha dënimi me 13 vite burgim, dhe i ulet në 8 vite e 8 muaj.Ata u dënuan për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar narkotikësh në bashkëpunim.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore, avokati i Arbër Çekaj, Maks Haxhia tha se vendimi ishte me standarde të dyfishta.

Haxhia, u shpreh kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme për dënimin e klientit të tij.

“Për çudi kjo gjykatë na tregoi vendimin për moslejimin e mediave, ndërsa kur dha vendimin i futi mediat. Është proces komik. Ju siguroj se çdo jurist, do të skandalizohet me këtë vendim sepse nuk kishte asnjë provë që të favorizonte akuzën. Kjo gjykatë, nuk them dot as e Ballshit, se kam respekt për vendlindjen time.

Nuk kishte provë. Është shumë e thjeshtë. Gjyqtarja ka kandiduar për në Apel, karriera e tyre është në prioritet. I thashë që unë s’jam Zoti që të them e ka bërë apo jo Arbër Çekaj, por di të them që nuk ka prova. Prandaj jam i irrituar se nuk u la media në seancë”

Ndërkohë kujtojmë se më 28 shkurt të 2018-ës në portin e Durrësit, brenda në kontenierët me banane që vinin nga Kolumbia, u gjetën të fshehura 613 kg kokainë, në magazinat e firmës ‘Arbri Garden’.Të arrestuar për këtë sasi rekord janë edhe Armando Pezaku shoferi i kamionit dhe Donaldo Lushaj, menaxheri i kompanisë.

Burimi\AbcNews

Shpërndaje
Share.

Komento