Një makinë ka shpërthyer si pasojë e vendosjes së një sasie tritoli pasditen e sotme në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë.
Mësohet se makina ka shpërthyer, teksa udhëtonte pranë zonës së njohur si “Ura e Nisharakut”, dhe nga shpërthimi makina është shkaterruar plotësisht ndërkohë drejtuesi i mjetit është plagosur rëndë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës.
Sipas Dosja.al shënjestra dhe personi që ka mbetur i plagosur në atentatin me tritol mbrëmjen e sotme në Tiranë, është Preng Gjini, vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit që u ekzekutua në Rrëshen.
Atentati është realizuar me telekomandë, ndërkohë që lënda plasëse, ishte vendosur poshtë sediljes së shoferit, pikërisht në vendin ku ndodhej edhe Gjini, në automjetin e llojit “Golf”, ngjyrë gri.
Ende nuk dihen ende shkaqet e këtij shpërthimi, atentat që tronditi dhe u dëgjua në kryeqytet nga shumë banorë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar urën ku ndodhi ngjarja.Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli nga Policia teksa ngjarja dyshohet të jetë atentat.