Në kohë rekord, Kina ndërton një spital të ri për shkak të koronavirusit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Kinë është ndërtuar një spital për 10 ditë, për të izoluar të prekurit nga koronavirusi.

Spitali Houshenshan u hap për pacientët të hënën, pak ditë më shumë se një javë nga hapja e themeleve, shkruan “CNN”.

Shumë shpejt pritet që të hapë dyert edhe spitali Leishenshan, që do të presë 1500 pacietnë.

Sipas autoriteteve kineze, këto spitale do të ndihmojnë në lehtësimin e punë në spitalet e Wuhan, që janë të mbingarkuara.

Mediat vendase bëjnë me dije se spitalet janë ngritur sipas modelit të Xiotangshan të Pekinit, i cili u ndërtua për 7 ditë, pas përhapjes së epidemisë së SARS.

Efektiviteti i spitaleve të rinj mbetet për t’u testuar dhe disa vëzhgues kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me funksionalitetin dhe sigurinë e tyre.

Deri në momentet që flasim, koronavirusi ka marrë 700 jetë njerëzish, ndërsa janë infektuar në nivel global 30 mijë persona.

Shpërndaje
Share.

Komento