Qëlluan me kallash ndaj policisë greke, arrestohen tre shqiptarë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tre shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Akrokorintho, pasi hapën pasi hapën zjarr ndaj policisë.

Sipas mediave greke, në momentin kur policia u ka bërë thirrje që të ndalojnë, ata kanë qëlluar me armë.

Policia i është kundërpërgjigjur plumbave, duke plagosur dy prej tyre.

Shqiptarët e arrestuar akuzohen për grabitjen e një banke në gusht të vitit 2019 në Kalamata.

Ndërkohë është sekuestruar edhe kallashnikovi që shqiptarët përdorën për të sulmuar policinë.

Identiteti i shqiptarëve nuk është bërë i ditur, ndërsa hetimet vazhdojnë ende.

Shpërndaje
Share.

Komento