Në kohë rekord, Kina ndërton një spital të ri për shkak të koronavirusit
Në Kinë është ndërtuar një spital për 10 ditë, për të izoluar të prekurit nga koronavirusi. Spitali Houshenshan u hap për pacientët të hënën, pak ditë më shumë se një javë nga hapja e…
Në Kinë është ndërtuar një spital për 10 ditë, për të izoluar të prekurit nga koronavirusi.
Spitali Houshenshan u hap për pacientët të hënën, pak ditë më shumë se një javë nga hapja e themeleve, shkruan “CNN”.
Shumë shpejt pritet që të hapë dyert edhe spitali Leishenshan, që do të presë 1500 pacietnë.
Sipas autoriteteve kineze, këto spitale do të ndihmojnë në lehtësimin e punë në spitalet e Wuhan, që janë të mbingarkuara.
Mediat vendase bëjnë me dije se spitalet janë ngritur sipas modelit të Xiotangshan të Pekinit, i cili u ndërtua për 7 ditë, pas përhapjes së epidemisë së SARS.
Efektiviteti i spitaleve të rinj mbetet për t’u testuar dhe disa vëzhgues kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me funksionalitetin dhe sigurinë e tyre.
Deri në momentet që flasim, koronavirusi ka marrë 700 jetë njerëzish, ndërsa janë infektuar në nivel global 30 mijë persona.
