Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Në këta lloj sektorësh shqiptarët punojnë me orë më të zgjatura…

09:49 16/09/2020
Reading Time: 2 min lexim

Në Shqipëri një person që punon në një profesion ose sektor të caktuar, nuk konsiderohet thjesht si punonjës, por mund të quhet deri edhe “skllav”.

Në shumë vende pune, shqiptarët nuk trajtohen por shfrytëzohen nga punëdhënësit, dhe të drejtat e tyre nuk respektohen thuajse aspak.

Janë të paktën disa sektorë më specifik, ku punonjësit shfrytëzohen në punë më shumë se përcaktimet në kodin e punës, apo kontratë, pa përfituar shpërblime për orët shtesë.

Sipas të dhënave të INSTAT, punonjësit e tregtisë, fabrikave dhe ndërtimit, harxhuan në punë përkatësisht 46.6, 46.5 dhe 42.9 orë në javë më 2019-ën, ndërkohë që kodi i punës përcakton 40 orë punë në javë, teksa çdo orë tjetër duhet të paguhet me pagë shtese.

Punonjësit e bujqësisë punuan 37.2 orë pune në javë më 2019, më pak se përcaktimet në kodin e punës.

Por në këtë sektor puna është sezonale dhe kohën e mbjelljeve dhe vjeljeve bujqit punojnë me orë të zgjatura.

Në vitin 2019 të punësuarit në total punuan mesatarisht 41.7 orë në javë me një rritje 30 minuta më shumë se në vitin 2018.

Ndërsa të punësuarit me pagë punojnë më gjatë, përkatësisht 43.5 dhe 43.4 orë në 2018-n dhe 2019-n.

Administrata publike është ajo që e zbaton më shumë kodin e punës. Të dhënat e INSTAT tregojnë se orët mesatare javore të punës në shtet ishin 40.2 në 2019-n, më të ulëtat nga të gjithë sektorët, me përjashtim të bujqësisë.

Në krahasim me 2018-n, administrata punon 0.7 orë në javë më pak. Punonjësit e shtetit janë më të privilegjuar edhe për ditët e pushimit zyrtar, ndërsa një pjesë e sektorit privat punon edhe në ditët e festave, apo dhe gjatë fundjavës.

Burrat punojnë më gjatë se gratë. Meshkujt punojnë 43 orë në javë, ndërsa femrat 39.7.

Por, kur bëhet fjalë për të punësuarit me pagë, femrat punojnë mesatarisht 42 orë në javë.

Aktiviteti ku gratë punojnë me orë më të zgjatura është prodhimi, me rreth 46 orë.

Nëse krahasohen të dhënat e Eurostat dhe INSTAT rezulton se Shqipëria është ndër vendet ku punohet më gjatë në Europë, me rreth 42-43 orë në javë. Në fakt i gjithë Ballkani punon më gjatë. Rekordin e mban Mali i Zi, me 44.4 orë në javë, Maqedonia (41.3), Serbia (42.3). Më shumë nga të gjithë punojnë turqit, me 46.4 orë.

Vendet e Bashkimit Europian punojnë mesatarisht më pak se 40 orë në javë.

Më pak në Europë punojnë holandezët, me 29.3 orë në vit.

Rekordin në Europë e mbajnë turqit, me mbi 46 orë në javë.

/Burimi: Monitor.al/ Përshtati: GazetaReforma.com/

 

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: oraripunasektorëshqiptare

Të tjera

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Eksperti i IT-së dhe një nga zërat aktivë të qëndresës qytetare, Gent Progni, ka bërë një deklaratë të fortë nga...

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës
Aktualitet

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

Gazetari Osman Stafa, ka reaguar pas sulmit nga dy persona pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e së dielës, duke e...

11:19 22/06/2026
Para

Lista/ Këto biznese u goditën më shumë nga pandemia në Shqipëri

Lajmet e fundit

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English