Skip to content
Kryesore

Në kërkim si pjesë e një grupi kriminal për trafik kokaine, arrestohet i riu në Ballsh

· 1 min lexim

Një 20-vjeçar nga Ballshi është arrestuar nga Forca e Posaçme Operacionale, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për lidhje me trafik ndërkombëtar droge në kuadër të një organizate kriminale.

I arrestuari, Olsi Kapllanaj, u kap në aksin rrugor Fier–Vlorë gjatë një operacioni të koordinuar mes Policisë shqiptare, autoriteteve italiane dhe rrjetit ndërkombëtar ENFAST.

Gjykata e L’Aquilas ka vendosur për Kapllanajn masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa për akuzën e “trafikimit të lëndëve narkotike” në kuadër të organizatës kriminale, kodi penal italian parashikon deri në 24 vjet burg.

Policia e Shtetit njofton se procedurat për ekstradimin e 20-vjeçarit drejt Italisë janë në vazhdim.