Skip to content
Të Gjitha

Në kërkim për tentativë vrasje, vlonjati kapet në Qafë-Thanë me pasaportë të vjedhur

· 2 min lexim

Një person i shpallur në kërkim për tentativë vrasje është arrestuar nga policia kufitare e Qafë-Thanës.

Në pranga ka rënë Gj. Ç., 35 vjeç, banues në Vlorë.

Ky i fundit dyshihet se ka goditur me mjete prerëse E.Sh., në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë, më 3 dhjetor.

Gjatë kontrollit, atij iu gjet një pasaportë me iniciale A.A., të cilën e kishte vjedhur.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Policia e Vlorës.

Njoftimi i policisë

Qafë-Thanë

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja me dashje mbetur në tentativë”, i cili u kap duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me pasaportën që i kishte vjedhur një shtetasi tjetër.

Shërbimet e patrullës së kufirit të gjelbër, në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë-Thanë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim:

  • Gj. Ç., 53 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 03.12.2019, në lagjen “Isa Boletini”, në Vlorë, ku dyshohet se ka goditur me mjete prerëse shtetasin E. Sh.

Punonjësit e policisë kufitare, gjatë patrullimit të kufirit të gjelbër, kanë kapur shtetasin Gj. Ç., ku gjatë kontrollit fizik të të cilit iu gjet një pasaportë me gjeneralitetet e shtetasit A. A, 55 vjeç, banues në Vlorë, të cilën ia kishte vjedhur disa ditë më parë këtij të fundit, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme.

Veprimet e mëtejshme proceduriale do kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.