Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Në interes të investitorëve strategjikë,ligji ‘detyron’ shqiptarët të shpallen grekë

18:40 28/03/2024
Reading Time: 2 min lexim

Ligji i shumëpërfolur për investimet strategjike edhe pse po zbatohet akoma edhe më shumë vitet e fundit, është miratuar që në vitin 2015, si një ligj i përkohshëm për të ofruar mbrojtje të barabartë si për investitorët vendas, ashtu edhe për ata të huaj.

Sipas ligjit të miratuar statusi i investitorit strategjik jepet në gjashtë sektorë; por më shumë se gjysma e investitorëve strategjikë e kanë përfituar këtë status në sektorin e turizmit, duke marrë prona shtetërore që të ndërtojnë komplekse dhe restorte luksoze në buzë të detit.

Sikur të mos mjaftonte vetëm ligji që këta investitorë të kishin të drejtë të ndërtonin vend e pa vend resorte. Në fakt këtyre investitorëve u është ofruar gjithçka gati, pronat e bregdetit, licencat e nevojshme, marrja e lejes me mik, sipërfaqet pyjore, ndërtimi i infrastrukturës ndihmëse, të gjitha këto që në fakt rëndojnë në xhepin dhe taksat e qytetarëve. Gjitha këto të përmbushura me dëshira na qeveria në pushtet, në kurriz të qytetarëve shqiptarëve.

Në lidhje me këtë ligj ka pasur kritika se po shfrytëzohet nga njerëz pranë politikanëve në qeveri apo opozitë për të përvetësuar prona shtetërore dhe private në zonat më të lakmuara bregdetare.

Por problemet kryesore i ka hapur një nen i këtij ligji që thotë se, shteti mund t’ua marrë tokën banorëve të bregdetit për t’i vënë në shërbim të investitorit strategjik.

Është neni 28 i cili parashikon se “për të mundësuar zhvillimin dhe realizimin e projekteve investuese strategjike, lejohet shpronësimi i pasurive të paluajtshme pronë private, nëse investitori nuk ka mundur ta zgjidhë pronësinë mbi pasurinë e paluajtshme me marrëveshje me pronarin…”

Pra nëse një banor nuk bie dakord t’ia shesë tokën e tij investitorit privat strategjik –  shteti ndërhyn dhe e shpronëson banorin në interes të investitorit.

Kjo ka bërë që shumë banorë të bregdetit që nuk duan ti shesin tokat e tyre – të dridhen nga ideja që një investitor ua ve syrin atyre për projekte strategjike.

Në këto kushte kur ka përplasje banorët kanë filluar marrin avokatë grekë për tu përplasur me shtetin e tyre sepse kanë humbur besimin se mund të gjejnë të drejtën përbalë një investitori që ua kërkon pronën nën paralajmërimin: Ose ma shit mua, ose shteti do të të shpronësojë.

Këtë nen që ka ngjallur masivisht frikë në zonat bregdetare ende të paprekura nga zhvillimi – shfrytëzoi edhe Beleri për të fituar Himarën.

Shumë banorë pranojnë nën zë se janë të detyruar të deklarohen me prejardhje greke për të patur mbështetje përballë rrezikut që shteti i shpronëson në interes të investitorëve strategjikë./Dita

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: ligji per investitoret strategjike

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
U arrestuan disa zyrtarë të lartë në Bashkinë e Tiranës, SPAK jep detajet

U arrestuan disa zyrtarë të lartë në Bashkinë e Tiranës, SPAK jep detajet

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English