Në hapat e Tony Robbins! Grida Duma nga politikane kthehet në një “motivational speaker”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Grida Duma, pëveçse sociologe, anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike, ish-deputete dhe pedagoge duket se po shndërrohet dita-ditës në një influencuese, ose siç njihet ndryshe “motivational speaker”.

Në çdo dalje publike Duma kujdeset gjithmonë që të “arratiset” paksa nga bota e ashpër e politikës dhe të përcjellë mesazhe domethënëse, sidomos për të rinjtë.

Dhe duket se ia ka arritur qëllimit, pasi këta të fundit i përqafojnë çdo ditë e më shumë deklaratat e saj, të cilat shpërndahen në rrjetet sociale në forma të ndryshme:

Vëmendje të madhe shkaktoi edhe dalja e saj e fundit në emisionin “Rudina”, ku Grida Duma rrëfeu një sërë detajesh të pazbuluar dhe si gjithmonë dha shumë mesazhe.

Ndër të tjera, ajo tregoi se si shprehja e gjyshit iu kthye në moton e jetës: “Jeta është e jotja, pastaj e të tjerëve”.

Teksa u pyet për kuptimin e kësaj fraze, Duma tha se njeriu dihet të mësojë të jetë mirë për vete pastaj për të tjerët dhe nuk duhet të ketë frikë nga të pranuarit diçka që do.


Kjo video e shpërndarë në rrjetin e saj “Facebook” shkaktoi një impakt të madh në publik, ku për një orë u pa më shumë se 12 mijë herë, ndërkohë që komentuesit nuk i kursyen fjalët e mira:

Nga një “investigim” i bërë në rrjetet sociale rezulton se Grida Duma është politikania femër më e ndjekur në Shqipëri

dhe figura e tretë më e ndjekur nga radhët e Partisë Demokratike, pas Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Por, çfarë është një “motivational speaker” ?

Një “motivatonial speaker” (në shqip:njeri motivues) është një person i cili bën fjalime motivuese dhe inspiruese për audiencën dhe ka si qëllim ndryshimin e vizionit të saj.

Ndër emrat më të njohur ndërkombëtar janë: Tony Robbins, Eric Thomas, Dale Carnage, Molly Fletcher, Oprah Winfrey.

Këta emra shumë të njohur për publikuan e huaj organizojnë dalje publike ku flasin rreth temave të ndryshme, duke shprehur idetë e tyre gjithmonë pozitive dhe inspiruese.

Këtë gjë Grida e bën pothuajse në çdo dalje të saj, ku shfaqet në monologje reflektues:

Po ashtu, në vitin 2019 sociologia Duma organizoi një fjalim, të ngjashëm me fjalimet e Tony Robbins, por me ide origjinale dhe aktuale për realitetin shqiptar.

Nuk dimë nëse në të ardhmen Duma do vijojë me të tilla supriza për publikun, por duket se audienca është në pritje.

Në këtë mënyrë mund të themi pa frikë se Grida Duma e konkuron fuqishëm Oprah Winfrey.

Shpërndaje
Share.

Komento