Akuzon shpesh qeverinë dhe i kërkon të largohet, por Basha nuk njeh ministrat ( Video Virale)

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmjen e sotme në “Opinion” u fol rreth ministrave të qeverisë “Rama” dhe njohjes së tyre nga qytetarët.

Nga “Vox-pop”-et e realizuara nga emisioni në kryeqytet rezulton se 83% e të pyeturve nuk kanë njohuri rreth kabinetit qeveritar.

Qytetarët janë përgjigjur me: “Ai i Kosovës” dhe “Ajo e Kosovës” për të identifikuar ministrin e Jashtëm Gent Cakaj dhe minisitren e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve Besa Shahini; kjo pasi zgjedhja e ministrave në fjalë ka shkaktuar debate të shumta publike.

Po ashtu, gazetarja e emisionit kishte takuar rastësisht në rrugë kreun e opozitë Lulzim Basha, të cilin e kishte pyetur rreth kabinetit qeveritar, duke i treguar edhe foto.

Ajo që ngjalli habi dhe shkaktoi të qeshura në studio është fakti se ndonëse Lulzim Basha prentendoi se i njihte të gjithë ministrat ai nuk tha asnjë emër.

Gazetarja: Kë njihni nga ministrat në foto?

Lulzim Basha: Të gjithë…

Gazetarja: Të gjithë?

Lulzim Basha: Sigurisht, po ju e dini që i njoh të gjithë apo jo? Keni dalë të pyesni njerëzit …prit tani që të jem i saktë me emër dhe mbiemër nuk i njoh të gjithë as unë (qesh).

 

Po ashtu, në faqen online të emisionit ishte shfaqur edhe një sondazh lidhur me ministrat që njiheshin më shumë, por ka ndodhur një incident.

Siç tregoi Blendi Fevziu, sondazhi fillimisht po shkonte normalisht, por pasi ai e bëri publik votat filluan të manipulohen.

Në studio u diskutuan dy pista rreth këtij fenomeni: njëra pistë është se vjedhja është porositur nga vetë ministrat për t’i bërë vetes një llojë PR dhe pista tjetër është se kjo ndërhyrje mund të jetë bërë nga kundërshtarët për të shkaktuar një reklamë të keqe.

Ndërkohë, Fevziu tha se e njëjta gjë kishte ndodhur edhe në një sondazh të njëjtë të realizuar për kabinetin qeveritar të 2014.

Shpërndaje
Share.

Komento