Në fjalën e tij të parë si kryeministër, Albin Kurti premton ndryshimin e papritur për Kosovën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme Albin Kurti u votua si Kryeministër i ri nga Kuvendi i Kosovës me 86 vota pro dhe 11 abstenim.

Po ashtu, u bën me dije edhe emrat e ministrave të rinj të kabinetit qeveritar(lexo këtu).

Pasi u betua, Kurti mbajti fjalën e tij të parë pas postit të ri.

Ndër të tjera, ai u shpreh nga foltorja e Kuvendit se nën qeverisjes e tij ushtria do të jetë e detyrueshme dhe do zgjasë 3 muaj.

Do të fillojnë përgatitjet për shërbimin obligativ, 3 mujore kohëzgjatje, qe t’i përmbush detyrat në fushën mbrojtëse”, u shpreh Kurti.

Kujtojmë se 23 nga 28 vendet anëtare të NATO-s kanë ushtri profesioniste, ndërsa 21 nga 27 vendet anëtare të BE-së nuk kanë shërbim të detyruar ushtarak.

Në këto kushte, ky premtim i Kurtit është i diskutueshëm, por nuk dihet ende si do pritet nga shqiptarët e Kosovës.

Shpërndaje
Share.

Komento