Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Në dorë të “Kastratit”, nga trau në Rrugën e Kombit, Porto Romano, nafta, sigurimet, tek Rinasi

17:13 18/12/2020
Reading Time: 5 min lexim

I dyti udhëheqës i Kosovës, pas Haradinajt, tani edhe Vjosa Osmani, kërkojnë heqjen e traut në Rrugën e Kombit. Dy kërkesa nga kryetarja e Kuvendit dhe Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, u shprehën qartë në fjalimin e saj në parlamentin e vendit amë. “1. Miratoni rezolutën që njeh dhe dënon gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës 2. Hiqni traun në “Rrugën e Kombit”.

Vjosa Osmani e sheh tarifën e vendosur në rrugën e Kombit si një barrierë. “Nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria. Në kohën e integrimit evropian vendosja e çfarëdo barriere komunikimi mes dy vendeve tona është kundër frymës së lëvizjes së lirë dhe forcimit të marrëdhënieve ndërshtetërore e ndërshqiptare. Na lini të vijmë siç deshën të parën tanë, ashtu siç duam ne dhe siç do duan dhe fëmijët tanë”, deklaroi Vjosa Osmani.

A mund ta heqë Basha tarifën e Rrugës së Kombit?

Ndërkaq, Basha më konferencën e përbashkët për shtyp u zotua të heqë traun në Rrugën e Kombit.

“Ripërsëris sot zotimin tim, një nga vendimet e mia të para si kryeministër të miat do të jetë heqja e traut në ‘Rrugën e Kombit’ si dhe negocimi me qeverinë kosovare për mosvendosjen e ansjë pengese tarifore në autostradën ‘Ibrahim Rugova’. Ky sigurisht është minimumi, shumë më shumë duhet të bëhet”, deklaroi Kreu i PD-së.

A është serioz në premtimin e tij? Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli mendon ndryshe. Ajo e akuzon Bashën se i shiti tek koncesionari protestuesit e Kukësit që donin heqjen e tarifës së Rrugës së Kombit.

“Unë bëj një ndarje të madhe të atyre demokratëve atyre që ikën, ai i preu në besë, më pas i tradhtoi në koncesionarin e rrugës së kombit, protestuesit kërkonin që të mos paguanin taksa shtesë”, u shpreh Topalli pak ditë më parë në një studio televizive.

Kujtojmë se Lulzim Basha u akuzua për vjedhje të fondeve për ndërtimin e Rrugës së Kombit dhe çështja ndaj tij u mbyll në Gjykatën e Lartë për procedurë, duke i shpëtuar gjykimit për korrupsion.

“Kastratit” iu dha nga qeveria trau për 35 vjet

Koncesioni i rrugës së Kombit u dha nga qeveria Rama në 2016-n, por filloi punë në 2018-n, pasi “Kastrati” bleu aksionet e ortakëve të tjerë dhe tashmë bashkë me Salillari Shpk e kanë 50% me 50% koncesionin. Në fillim pati kundërshti të shumta për shkak të tarifave të larta që duheshin paguar, në 5 euro për veturë dhe 22 euro për kamion.

Protestat çuan në djegien e pajisjeve të prerjes së biletave tek tuneli i Rrugës së Kombit. Qeveria bëri një ndryshim në kontratë dhe uli çmimin për disa kategori të shoferëve nga Kukësi, ndërsa rimbursoi “Kastratin” për çdo lek të humbur. Koncesioni sipas kontratës zgjat 35 vjet.

Prishja e koncesionit nga Lulzim Basha, nëse ky vjen në pushtet, nuk ka gjasa të ndodhë për shkak të ndikimit politik që oligarku Shefqet Kastrati ka edhe tek partia Demokratike.

“Kastrati” rrezik për sigurinë kombëtare

Grupi “Kastrati” përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare sepse ka kapur të gjitha pikat kryesore të infrastrukturës në Shqipëri dhe të ekonomisë. Nëpërmjet Portit të karburanteve në Porto Romano, “Kastrati” ka përfituar monopolin e tregtisë së naftës, kontrollon Rrugën e Kombit, po blen kompaninë e koncesionit të Aeroportit të Rinasit, ka kompani sigurimesh dhe tregtare.

Deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri ka shpërthyer sot në akuza në parlament ndaj biznesmenit Shefqet Kastrati dhe qeverisë. Valteri tha se “Kastrati” ka marrë porte e aeroporte dhe një drejtor doganash, duke pyetur nëse cenohet kështu siguria kombëtare?

“Shefqet Kastratit i keni dhënë plot 500 milionë euro tendera sot. Rrugën e Kombit, Porto Romanon, tashmë do blejë dhe aeroportin e Rinasit. Pyetja është që një biznesmen ka një aeroport, ka një port, ka vënë dhe një drejtor doganash. A është e kërcënuar siguria kombëtare kur ortaku i Lonit të Bankersit që vjedh pasuritë kombëtare drejton shtetin dhe disa ministra prej jush. Sjell në këtë parlament disa deputetë me paratë e tij, financon qeverinë, opozitën. Shumë këtu e kanë mbyllur gojën nga Kastrati. Pse nuk çoheni të flisni për njeriun që vjedh shqiptarët?

Kujdes me ligjet që votoni dhe anëtarët që çoni në Gjykatën Kushtetuese sepse janë njerëz që paguhen nga oligarkë”, deklaroi Valteri.

 “Kastrati” la aeroportin e Kukësit për të marrë Rinasin

Grupi “Kastrati”, më i madhi në vend, është në negociata për të blerë aksionet e kompanisë kineze, “Real Fortress Private Limited”, e cila zotëron 100% të aksioneve të “Tirana International Airport”, që menaxhon koncesionin e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Konsorciumi Tirana International Airport (dikur Tirana Airport Partners), në vitin 2004 nënshkroi një marrëveshje koncesionare 20-vjeçare me qeverinë shqiptare për menaxhimin dhe zhvillimin e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Tiranë.

Në tetor 2016 u finalizua shitja e kuotave të koncesionit tek kompania REAL FORTRESS PRIVATE LIMITED, një kompani offshore me seli në Singapor, që u raportua se ishte pjesë e grupit kinez, China Everbright.

Në mars të vitit 2016, qeveria shqiptare njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me kompaninë që menaxhonte aeroportin duke hequr kështu ekskluzivitetin.

Heqja e ekskluzivitetit i dha TIA-s dy vite shtesë nga koncesioni duke çuar afatin e ri në 2027 për përfundimin e kontratës, në këmbim të hapjes së Aeroportit të Kukësit, i cili akoma është jo funksional. Në prill 2019, Qeveria miratoi kontratën për koncesionin 35-vjeçar të Aeroportit të Kukësit, ku fitues doli bashkimi i përkohshëm i kompanive Global Technical Mechanics sh.p.k. dhe Bami sh.p.k. pasi u tërhoq nga gara grupi “Kastrati”. Qeveria i kishte dhënë “Kastratit” 8% bonus për këtë koncesion të kërkuar prej tij.

Nëse do të hyjë në funksion edhe Aeroporti i Vlorës, tenderi i të cilës është shtyrë disa herë, TIA mund të marrë 2.5 vjet të tjera shtesë. Ndërkohë, burime pranë negociatave thanë se Kastrati e ka blerë për 71 milionë euro koncesionin e Rinasit, aq sa e kishin blerë kinezët prej aksionerëve gjermanë. Duke qenë se llogaria e fitimeve nuk del për fatin e shkurtër që ka mbetur nga koncesioni, mundet që të ketë një tjetër shtyrje të afateve.

Ose nuk është çudi që më vonë “Kastrati” të blejë edhe aeroportin e Kukësit, të cilin e dëshironte që në fillim dhe të rregullojë bilancin duke mbajtur dy aeroporte në një dorë.

Pronar i pikave strategjike

Grupi “Kastrati” zotëron dhe 50% të aksioneve të “Albanian Highëay Concession”, që menaxhon koncesionin e Rrugës së Kombit.

Kompanitë kryesore të grupit “Kastrati” (tregtim me shumicë i naftës), “Kastrati shpk” (tregtim me pakicë i naftës kontrollon mbi 65% të tregut), “Alb-Siguracion” (sigurime) dhe “Autostar Albania” (tregtim dhe shërbime ndaj automjeteve).

Koncesion 35 vjet i Porto Romanos zotërohet nga  ADRIATIC BAY INVESTMENT GROUP SHPK – 99%  (Kastrati ka 65% të aksioneve) dhe SALILLARI – 1%

/GazetaReforma.com/

Etiketa: bashakastratiRruga e Kombit

Të lidhura

Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Aktualitet

Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të gjashtëmbëdhjetën herë me radhë në përpjekjet për të konstituuar përbërjen e...

11:51 15/05/2025
Arrestohet në Belgjikë Mario Çela, vëllai i Suel Çelës
Aktualitet

Të akuzuar për vrasje e vjedhje me dhunë/ SPAK mbyll hetimet për bandën e Suel Çelës

SPAK ka përfunduar hetimet për një nga grupet më të rrezikshme kriminale në vend, të dyshuar për disa vrasje, grabitje...

11:27 15/05/2025
Para

Shifrat në 24 orë, 11 viktima dhe qindra raste të reja me covid-19 (BILANCI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:51 15/05/2025
Arrestohet në Belgjikë Mario Çela, vëllai i Suel Çelës

Të akuzuar për vrasje e vjedhje me dhunë/ SPAK mbyll hetimet për bandën e Suel Çelës

11:27 15/05/2025
SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës

SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës

11:09 15/05/2025
Berisha paralajmëroi protestë, policia nuk jep leje, arsyeja

Berisha paralajmëroi protestë, policia nuk jep leje, arsyeja

10:54 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.