Skip to content
Të Gjitha

Në burg për vrasjen e të dashurit të motrës dhe kushëririt të tij, digjet banesa e Martin Skëndaj në Patos

· 1 min lexim

Një shtëpi është përfshirë flakët në fshatin Kuqar të Patosit.

Bëhet fjalë për banesën e Martin Skëndajt, i cili vrau me armë zjarri pak javë më parë të dashurin e motrës, Manol Rrapajn dhe kushëririn e tij, Elis Kapaj.

Me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikëses, shtëpia është djegur plotësisht, shkruan “Balkanweb”.

Për fat të mirë nuk pati pasojë në njerëz, pasi familja e Skëndajt është larguar pas ngjarjes së rëndë.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Gjykata e Fierit ndërkohë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Martin Skëndajn.

Ky i fundit u dhunua nga Kapaj dhe Rrapaj, përpara se të zbraste 13 plumba mbi to.

Pas krimit, Skëndaj nuk u largua nga vendi i ngjarjes derisa erdhi policia.