Seanca e parë plenare ne Parlament që u mbajt ditën e djeshme, ishte e mbushur me ngjarje të rëndësishme politike, si votimi i disa ministrave të rinj, protesta e opozitës, zëvendësimi i Arben Ahmetajt me deputetin e ri Plarent Ndreca por edhe mungesa e liderit të opozitës, Sali Berisha.
Berisha ndodhet në “arrest shtëpie” me vendim të GJKKO-së lidhur me hetimet për dosjen Partizani, atij i është ndaluar që të këtë komunikim me persona të tjerë veçse familajrëve të tij, ndërkohë kjo i ka pamundësuar që ai të marrë pjesë në Parlament.
Lidhur me këtë problem, Berisha ka vendosur që përmes avokatëve të tij të kërkojë leje nga gjykata për ta lejuar që të jetë present në seancat plenare dhe të mos humbasë statusin e deputetit.
Bëhet me dije se kërkesa është argumentuar me faktin se Sali Berisha prezumohet i pafajshëm, se ka të drejtë të marrë pjesë në seancat plenare, por edhe detyrim karshi zgjedhësve të tij.