Ndryshon moti në Shqipëri, Shëngjini përfshihet nga stuhitë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmjen e djeshme dhe mëngjesin e sotëm, moti ka marrë një kthesë 360 gradë në vendin tonë.

Nga temperatura shumë të larta e diell përvëlues, Lezha është përfshirë nga moti i keq, ku janë shkaktuar shumë dëme.

Era e fortë ka zhvendosur shtyllat e energjisë elektrike të cilat kanë rënë mbi automjetet e parkuara pranë tyre. Kjo gjithashtu ka sjellë probleme në furnizimin me energji elektrike në Shëngjin dhe zonën përreth.

Moti i keq përfshiu të gjithë territorin e vendit pak pas mesnate.

Si pasojë ka pasur rënie të temperaturave në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Shpërndaje
Share.

Komento