Ndryshimi i adresës, tani mund të bëhet online përmes platformës e-Albania

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që kanë ndryshuar banesën. Me anë të një videoje në rrjetet sociale, Rama tregon se nuk është nevoja që për ndryshimin e adresës të shkojnë pranë zyrave të Gjendjes Civile pasi tashmë një gjë të tillë mund ta bëjnë dhe përmes portalit e-Albania, përmes telefonit apo kompjuterit.

“MIRËMËNGJES dhe me një tjetër lehtësim nga e-Albania, ku ju mund të korrigjoni adresën aktuale të vendbanimit tuaj ose deklaroni adresën e re vetëm në 3 minuta duke përdorur celularin apo kompjuterin pa marrë më rrugën për dokumente, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan Rama në postimin e tij.

Në tetor 2020, u hoq nga ligji ndëshkimi me 10 mijë lekë gjobë për ata që nuk deklaronin ndryshimin e adresës në Gjendjen Civile. Janë me mijëra shqiptarë pa një adresë të saktë dhe se për përditësimin e adresave po punohet që prej vitit 2016.

Qytetarët shqiptarë, në harkun e tre dekadave të fundit kanë humbur masivisht adresat e tyre, me mijëra e qindra, mijëra syresh janë shpërngulur, janë vendosur nëpër zona të ndryshme informale, kanë ndërtuar në mënyrë informale dhe kanë përfunduar dhe pa një adresë të saktë.

Lëvizja e fundit u jep mundësi qytetarëve ta faktojnë përmes aksesit online. Në shumë raste qytetarëve u është ndryshuar adresa e vendbanimit për arsye të censusit që është bërë në terren.

/Gazetareforma.com/

 

Shpërndaje
Share.

Komento