Skip to content
Politikë

Ndryshime të tjera në qeveri, emërohet zv/ministrja e re e Arsimit (Emri)

· 2 min lexim

Ndryshime të tjera kanë ndodhur në kabinetin qeveritar ditën e sotme, teksa është larguar nga detyra si zv/ministër i Arsimit dhe Sportit, Oltion Rrumbullaku. Vendin e tij në këtë e ka zënë Albana Tole, ndërsa vendimi është firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe hyn në fuqi menjëherë.

V E N D I M

PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Albana Tole emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

*********

V E N D I M
PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Oltion Rrumbullaku, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA