Skip to content
Të Gjitha

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, zhvendosen drejtorët e komisariateve në disa qytete (EMRAT)

· 2 min lexim

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, po vazhdon të ndryshojë dhe të zhvendosë krerët e Drejtorive Vendore të Policive, për t’i dhënë edhe një impuls të ri policisë së qarqeve.

Bëhet me dije se shefat e komisariateve të Pogradecit, Durrësit dhe Korçës, janë larguar ditën e sotme nga detyra.

Mësohet se shefi i komisariatit të Korçës, Florian Dano, i cili ka më shumë se 3 vite në këtë post, është zhvendosur në krye  të njësisë së forcave “Shqiponja” dhe në vend të tij është vendosur Krenar Gjokutaj.

Ndërkohë në Komisariatin e Durrësit, shefi i këtij komisariati, Gerond Seitllari, kalon shef në Kuçovë. Ndërsa në vendin e tij është vendosur Ermal Hajdini.

Po ashtu edhe shefi prej mëse 3 vite e gjysmë i komisariatit të Pogradecit, është zhvendosur në drejtorinë e policisë në Elbasan. Ndërsa në vendin e tij është vendosur Artur Ebaj, shef i Komisariatit të Krujës.

Gjithashtu edhe në Krujë, në vend të Artur Ebajt është vendosur Elton Alushi.

Kujtojmë se edhe ditën e djeshme gjithashtu pati ndryshime të krerëve të komisariateve të Elbasanit, Kukësit dhe Dibrës.

Në komisariatin e Kukësit, drejtori Erigert Mitri është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme, ndërsa vendin e tij e ka marrë Alban Çela.

Po ashtu drejtori i Drejtorisë Vendore në Elbasan, Arjan Muça, është transferuar në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa në vend të tij është vendosur, Alket Shatro.

Edhe në Dibër, kreu i këtij komisariati, Skënder Kalemi, ka kaluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe është zëvendësuar nga Artur Selimi, drejtor i Policisë Vlorë./GazetaReforma.com/