Skip to content
Fokus

Ekskluzive/ Ndregjoni flet për ‘Gazetën Reforma’: Nuk kemi asnjë përgjigje për fëmijët në Siri

· 1 min lexim

Që nga dita e protestës para selisë së Qeverisë më 14 shtator, të afërmit e fëmijëve që ndodhen në Siri nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga qeveria.

Në një kontakt që pati Gazeta Reforma me Fatjon Ndregjonin, një nga të afërmit e fëmijëve Endirit dhe Eva Dumanit, mëson se nuk është bërë asnjë hap i ri për të bërë të mundur kthimin e fëmijëve nga Siria.

“Përshëndetje, faleminderit për vëmendjen. Për gjendjen e fëmijëve në Siri nuk ka asnjë zhvillim të ri”, deklaron Ndregjoni.

E vetmja lëvizje që bëri qeveria, pas protestës së 14 shtatorit ishte dërgimi i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj në Libi, për të kërkuar ndihmën e autoriteteve të atjeshme për kthimin e fëmijëve.

Deri tani është kthyer vetëm një fëmijë në Shqipëri nga kampi. Al Hol, është Alvin Berisha,i cili u ndihmua vitin e kaluar nga Gjysmëhëna arabe e Sirisë dhe autoritetet italiane.

Babai i tij deklaroi se autoritetet shqiptare kishin zvarritur procesin dhe nuk e kishin ndihmuar me gjetjen e të birit. Në kampin Al Hol gjenden mbi 50 fëmijë të identifikuar nga të afërmit.

/GazetaReforma.com/