Ndodhej me studentët në momentin e lëkundjeve, ky është oficeri i policisë që humbi jetën nga tërmeti

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shqiptarët po kalojnë orë paniku, pas lëkundjeve të fuqishme që tronditën vendin tonë në orët e para të mëngjesit.

Tërmeti 6.4 i shkallës rihter, ishte më i fuqishmi i 30 viteve të fundit.

Në Durrës, Thumanë e Kavajë, janë regjistruar dëme të shumta materiale, ndërsa ka pasur edhe viktima.

Deri më tani flitet për 13 viktima, numër ky i konfirmuar nga shtabi i emergjencave.

“JOQ Albania” shkruan, se në mesin e viktimave është edhe komisari i policisë Bajram Hajdarmetaj.

Sipas dëshmisë së kolegut të tij, Hajdarmetaj në momentin e lëkundjes, po qëndronte në godinën e Kavalishencës, së bashku me një pjesë të studentëve  të Akademisë së Sigurisë.

Oficeri që ka rrëfyer ngjarjen është hedhur nga godina, ndërsa Hajdarmetaj nuk ka mundur dot t’i shpëtojë rrënojave.

Oficeri i policisë shkruan:

Ky eshte Bajram Hajdarmetaj , nga Tropoja qe humbi jeten mengjesin e sotem ne Durres pasi ndertesa ku po qendronte ai u shemb, ai po qendronte bashk me nje pjese te kursit te studenteve te Akademise se Sigurise te vendosur ne Kavalishencen e Durresit! Ngushellime familjes dhe te afermve! Jemi kolege. Kane qene dy persona ne godine. Njeri eshte hedhur nga godina. Ai personi tj qe ka qene me te eshte hedhur dhe ka shpetuar! Flm”

Shpërndaje
Share.

Komento